Europa Postuar më 27 Shtator 2025, 11:24

Zvicra, shteti i dytë më i pasur në botë - Me të ardhura për frymë rreth 270,000 euro, renditet pas SHBA-së

Nga Kristi Ceta

Zvicra, shteti i dytë më i pasur në botë - Me të

Popullsia globale është pasuruar gjatë vitit 2024, ndërsa Zvicra ka mbetur vendi i dytë më i pasur në botë për nga pasuria neto për frymë. Sipas raportit të publikuar nga Allianz Sëitzerland, pasuritë financiare totale në botë u rritën me 8.7%, duke arritur në 269 trilionë euro deri në fund të vitit, një rritje më e madhe edhe se ajo e vitit të kaluar (+8.0%).

Në Zvicër, pasuritë financiare bruto të familjeve u zgjeruan me 4.2% në vitin 2024, duke tejkaluar ndjeshëm rritjen prej 2.6% të vitit paraprak. Kjo u arrit kryesisht nga fitimet në letrat me vlerë, ndërsa sigurimet, pensionet dhe depozitat bankare dhanë një kontibut më të vogël. Borxhi i familjeve u shtua me vetëm 2.1%, çka solli një zgjerim neto të pasurisë financiare prej 5.3%.

Pasuria neto për frymë në Zvicër arriti në afro 269,000 euro, duke e renditur vendin të dytin në botë pas Shteteve të Bashkuara, që regjistruan një vlerë prej 311,000 eurosh. Duke konsideruar këtë tregues, Zvicra është ndjeshëm e distancuar nga shtetet e tjera të Evropës Perëndimore.

Ndryshe nga SHBA, ku shumica e zgjerimit të pasurisë erdhi nga rritja e çmimit të aksioneve, në Zvicër 84% vinte nga kursimet e reja. Allianz thekson se zakonet e familjeve zvicerane për të kursyer janë ndryshe nga ato të fqinjëve të tyre austriakë dhe gjermanë. Zviceranët janë më të rezervuar ndaj depozitave bankare, duke drejtuar vetëm 15% të kursimeve në banka, ndërkohë që një pjesë shumë më e madhe, rreth 41%, investohet në produkte sigurimi.

Ashtu si në vendet e tjera gjermanofolëse, edhe në Zvicër pjesa më e madhe e blerjeve të letrave me vlerë bëhen përmes fondeve të investimit, duke përfshirë edhe ato të tregtueshme në bursë (ETF).

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...