Zviceranët, kundër taksës së trashëgimisë - Sondazhet: 68% e elektoratit nuk përkrahin nismën

Sipas një sondazhi të ri, shumica e votuesve zviceranë brenda dhe jashtë vendit pritet t’i refuzojnë nismat për detyrën qytetare dhe taksën e trashëgimisë në votimin e 30 nëntorit.
Forumi i të rinjve të Partisë Socialdemokrate të majtë mund të pësojë një humbje të rëndë në votimin kombëtar që propozon vendosjen e një takse për trashëgiminë mbi personat super të pasur, si dhe përdorimin e të ardhurave për të luftuar krizën klimatike.
Sipas sondazhit të dytë të kryer nga instituti kërkimor gfs.bern në emër të Korporatës Zvicerane të Transmetimeve, nisma për taksën e trashëgimisë, që po përballej me vështirësi në sondazhin e parë, ka humbur edhe më shumë terren.
Me pak më shumë se dhjetë ditë deri në votimin vendimtar, 68% e elektoratit është kundër nismës. Kundërshtuesit kanë fituar gjashtë pikë përqindjeje brenda një muaji. Ata që e mbështesin nismën përbëjnë tani vetëm 30% të elektoratit, ndërsa 2% mbeten të pavendosur.
Propozimi nuk gjen mbështetje as tek zviceranët jashtë vendit, megjithëse ata zakonisht votojnë më shpesh pro masave mjedisore sesa vendasit. Në total, 64% e tyre janë kundër planit, 33% e mbështesin dhe 3% janë të pavendosur.
Teksti i nismës propozon vendosjen e një takse prej 50% në rastet kur dikush lë trashëgimi ose u fal më shumë se 50 milionë franga pasardhësve. Taksimi do të aplikohet vetëm mbi shumën që tejkalon 50 milionët. Të ardhurat do të përdoreshin për luftimin e ndryshimeve klimatike.
Megjithatë, sondazhi tregon se kjo ide nuk bind askënd jashtë radhëve të Socialdemokratëve dhe Partisë së Gjelbër. Më shumë se dy të tretat e elektoratit kanë frikë se njerëzit që trashëgojnë një biznes nuk do të kenë mjaftueshëm para të gatshme për të paguar taksën dhe do të detyrohen ta shesin atë. Një pjesë e votuesve dyshon në efektivitetin e kësaj takse, duke besuar se të pasurit mund ta shmangin lehtësisht thjesht duke u larguar nga Zvicra.
Megjithatë, shumica e të pyeturve vazhdojnë të besojnë se super të pasurit duhet të kontribuojnë më shumë në mbrojtjen e klimës, pasi janë përgjegjës për pjesën më të madhe të emetimeve të gazeve serrë.
Firmat evropiane, “optimiste” për 2026 - Bizneset raportojnë më pak pasiguri pas marrëveshjeve tregtare
Kompanitë evropiane po i lënë pas pasiguritë që dominuan pjesën më të madhe të vitit 2025 dhe po e drejtojnë vëmendjen drejt vitit 2026, që duket shumë më......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan rikuperon pikë. Dobësohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të mërkurë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.9 lekë dhe......
Mali i Zi rrit buxhetin për shëndetësinë - Parashikohen rreth 487 milionë euro fonde për vitin 2026
Qeveria e Malit të Zi synon të ndajë rreth 487,1 milionë euro për shëndetësinë vitin e ardhshëm. Sipas buxhetit të propozuar, kjo shumë është rreth 35......
IA, kërcënim për sondazhet - Modelet gjuhësore “korruptojnë” rezultatet e anketave
Inteligjenca Artificiale (IA) po e bën pothuajse të pamundur dallimin e përgjigjeve njerëzore nga ato të robotëve virtualë në sondazhet “online” të opinionit......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq - Vijon puna për sigurimin e akseve rrugore dhe rikthimin e energjisë elektrike
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale po vijojnë punën në terren për normalizimin e......
Situata nga reshjet, Balluku në HEC Koman: Nuk parashikohet hapje e portave
Situata në Kaskadën e Lumit Drin është plotësisht nën kontroll dhe nuk parashikohet hapje e portave të hidrocentraleve. Ky ishte mesazhi që përcolli zv.......
Ibrahimaj- VanHorn: Vizioni i Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka patur një takim në ambasadën e SHBA me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn. Pas takimit ambasada......
Ndërprerja e shërbimeve nga platforma ndërkombëtare “Cloudflare”, deklaratë e AKSK
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me një deklaratë të posaçme pas ndërprerjes së punës në serverat e shërbimeve të ofruara nga platforma......





