Europa Postuar më 25 Korrik 2026, 10:54

Zjarret “pjekin” Francën dhe Spanjën/ Mbi 220 mijë persona të evakuuar, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Nga Alida Lula

Zjarret “pjekin” Francën dhe Spanjën/ Mbi 220 mijë

Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Rreth 25 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa afro 40 mijë të tjerë janë këshilluar të qëndrojnë brenda banesave. Zjarri pranë Madridit është "përtej kapaciteteve" të zjarrfikësve për t’u vënë nën kontroll, kanë paralajmëruar autoritetet spanjolle, pasi tre vatra zjarri në perëndim të kryeqytetit u bashkuan në një vatër të vetme.

Presidentja e Rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, e cilësoi këtë si zjarrin më të rëndë në historinë e rajonit. Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, tha se autoritetet po bëjnë "gjithçka që është e mundur" për të parandaluar bashkimin e dy zjarreve.

Përfaqësuesi i qeverisë në Madrid, Francisco Martín, paralajmëroi se numri i të prekurve mund të rritet, pasi flakët po favorizohen nga era dhe po kapërcen distanca të mëdha.

Ndërkohë autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60 mijë personave pranë Bordosë, duke e çuar në mbi 220 mijë numrin total të personave që janë detyruar të largohen nga zjarret në Francë e Spanjë. Rreth 200 mijë persona janë evakuuar në jugperëndim të Francës, në rajonet Gironde dhe Landes. Presidenti francez Emmanuel Macron ka angazhuar ushtrinë për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat