“Vonesa e euros digjitale dëmton Evropën” - Zv/kancelari gjerman, Klingbeil: Është e rëndësishme për sovranitetin e kontinentit

Zëvendëskancelari dhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka deklaruar se duhet të avancohet me euron digjitale, pasi vonesat po dëmtojnë Evropën.
Euro digjitale, një propozim legjislativ që aktualisht po diskutohet midis institucioneve të Bashkimit Evropian, është bllokuar aktualisht në Parlamentin Evropian, ku eurodeputetët që punojnë mbi këtë çështje po përpiqen të arrijnë një marrëveshje.
"Është thelbësore të përparojë euro digjitale sa më shpejt të jetë e mundur dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për marrjen e vendimeve duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë", theksoi Klingbeil.
Euro digjitale do të jetë një formë elektronike e parave të gatshme të lëshuara nga BQE-ja dhe do të shërbente si një formë shtesë pagese që plotëson paratë e gatshme dhe kartat e lëshuara nga bankat tregtare.
"Ne duam ta çojmë përpara euron digjitale sepse është e rëndësishme për sovranitetin e kontinentit tonë, por paratë e gatshme, sigurisht, do të mbeten", sqaroi zv/kancelari.
Ndryshe nga pagesat e përditshme me karta, ku pagesat janë "private", euro digjitale do t'u lejonte qytetarëve përdorimin e drejtpërdrejtë të parave digjitale "publike", të cilat tani janë kryesisht të disponueshme në formën e parave të gatshme.
Sipas propozimit të Komisionit Evropian, euro digjitale do të përfshijë një portofol digjital që mund të përdoret si në internet, ashtu edhe jashtë tij, me pagesa që nuk do të gjurmohen.
Propozimi për euron digjitale ka marrë një rëndësi të madhe pas tensioneve ekonomike midis BE dhe SHBA, duke ofruar një alternativë ndaj Visa dhe Mastercard, dy sistemeve të pagesave me bazë në SHBA që përdoren në jetën e përditshme nga shumica e evropianëve.
Në Evropë, Mastercard dhe Visa përbëjnë 61% të pagesave me karta dhe gati 100% të atyre ndërkufitare, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Evropiane për vitin 2025. Parlamenti Evropian pritet të votojë për euron digjitale në maj.
IA do të përkthejë meshën në 60 gjuhë - Iniciativa e Vatikanit do të nisë javën e ardhshme
Vatikani do të ofrojë përkthime të drejtpërdrejta të Meshës në 60 gjuhë të asistuara nga inteligjenca artificiale, ndërsa Kisha Katolike përqafon dhe i......
120 miliardë euro për të rritur investimet - Kryeministri spanjoll, Sanchez shpall një programim ambicioz
Kryeministri i Spanjës, socialisti Pedro Sanchez , prezantoi një fond të ri shtetëror investimesh të quajtur 'España Crece' ("Spanja rritet"), i cili......
“Për Kosovën janë flijuar breza ndër shekuj” - Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë për 18-vjetorin e themelimit të shtetit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës për 18-vjetorin e themelimit të shtetit, tha se në këtë ditë feste dhe......
Aksionet e të mëdhenjve të teknologjisë miliarda humbje, shkak frika e shpenzimeve për AI
Aksionet më të vlefshme të teknologjisë në botë kanë pësuar rënie të ndjeshme të vlerës së tregut këtë vit pas viteve të tëra fitimesh të jashtëzakonshme,......
Maqedonia e Veriut dhe SHBA bien dakord për një marrëveshje mbi tarifat reciproke
Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord për një kornizë për një marrëveshje mbi tregtinë reciproke, të cilën Shkupi shpreson se do të......
Italia frena ndaj turizmit masiv, vendosen kufizime në ishullin e Kaprit
Duke nisur nga sezoni i ardhshëm veror në ishullin idilik mesdhetar në gjirin e Napolit, Kapri, do të zbatohen rregulla më të rrepta për turistët: vetëm......
Kryeministri Rama në Prishtinë, Kurti: Folëm për sfidat e përbashkëta dhe marrëveshjet dypalëshe
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili ishte për vizitë zyrtare në Prishtinë, se palët kanë......
Këshilli Mbikqyrës i BSH, Ervin Mete: E ardhmja e financave, integrimi në BE dhe rekomandimet e FMN
Në fjalën e tij të paraqitjes së platformës për të qenë pjesë e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ish ministri i Financave Ervin Mete tha para......


