Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani - Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
Nëse po udhëtoni në Mbretërinë e Bashkuar, duke nisur nga kjo javë, do t'ju duhet të aplikoni në internet për një autorizim udhëtimi përpara se të niseni.
Duke filluar nga e mërkura, Mbretëria e Bashkuar do t'u kërkojë qytetarëve amerikanë, kanadezë dhe shtetasve nga më shumë vende të tjera që të kenë një autorizim elektronik udhëtimi, ose ETA.
ETA është një paraautorizim për udhëtarët nga vendet ku Mbretëria e Bashkuar nuk kërkon viza. Britania filloi programin në vitin 2024 për vizitorët nga Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa tani, ai hyn në fuqi për shumë vende të tjera.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkesa të ngjashme për shtetasit nga vendet e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe dhe vende të tjera, që nuk u kërkohet të kenë vizë për të hyrë. Më vonë në vitin 2025, vendet e BE-së do t'u kërkojnë shtetasve amerikanë dhe atyre nga vende të tjera kritere të tilla.
Qytetarët nuk kanë nevojë për një ETA nëse kanë vizë dhe janë të autorizuar të jetojnë, punojnë ose studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Aplikimi bëhet në internet duke përdorur aplikacionin ETA të Mbretërisë së Bashkuar për Android dhe iPhone dhe kushton 10 paund. Autorizimi vlen për dy vjet dhe për vizita deri në gjashtë muaj. Tarifa paguhet me kartë krediti.
Udhëtarët do të duhet të ngarkojnë fotografi të pasaportës së tyre dhe të tyre për të aplikuar. Gjithashtu, atyre do t'u duhet autorizimi edhe nëse bëjnë udhëtim në një vend tjetër, por me ndalesë në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar.
Sondazh

Shtrenjtimi i verës, udhëheq Kroacia - Çmimet në Zagreb u rritën me 52%, 7-fishi i mesatares evropiane
Kroacia renditet e para në Evropë për rritjen e çmimeve të verës. Gjatë katër viteve të fundit, çmimet janë rritur me 52%, sipas të dhënave nga Eurostat, dhe......

Financim deri në 2.5 mln lekë për ndërmarrjet - Mbështetje për 101 bizneset, cilat janë skemat e ndarjes së fondeve?
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, për vitin 2024, mbështeti 101 biznese vendase në sektorë të ndryshëm, duke nxitur kështu eksportet,......

Inteligjenca financiare dhe siguria kibernetike - Nis ndërtimi i godinave qeveritare, Rama: Duhet siguri e lartë
Ka nisur puna për ndërtimin e kompleksit të godinave qeveritare, ku do të akomodohen me zyra disa agjenci që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë......

Shqiptarët “dorëzojnë” makinat e vjetra! - Ndikuan automjetet e shumta të ardhura nga Koreja e Jugut
Shqiptarët gjithnjë e më shumë po heqin makinat e vjetra. Sipas të dhënave nga DPSHTRR, gjatë vitit 2024 janë çregjistruar rreth 8,000 automjete, të cilat......

1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan - “Rritja e akcizës me 30% redukton duhanpirjen”
1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike.......

Ndryshojnë çmimet në Bursën e Energjisë - Nga anëtarësimi, te Tarifa Teknike miratohet vendimi për 2025-ën
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar tarifat që do të aplikojë Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike për vitin 2025 për Tregun e Ditës në Avancë dhe......

Sa na kushtuan ushqimet në vitin 2024? Norma e inflacionit e qëndrueshme, por për disa grupe ishte ende e lartë
Përgjatë vitit 2024, konkretisht nga muaji Shkurt dhe në vazhdim, inflacioni është paraqitur nën normën 3%. Parametrat sa i përket normës mesatare kanë qenë......

Italia kërkon kufizimin e çmimit të gazit në BE - Ministri i energjisë bën thirrje për vendosjen e “tavanit” 60 euro/MWh
Bashkimi Evropian duhet të zgjasë kufirin e urgjencës për çmimet e gazit dhe të vendosë një tavan prej 60 eurosh për megavat orë për të parandaluar luhatjet......