Europa Postuar më 26 Gusht 2026, 10:33

Vizitorët e huaj nxisin turizmin grek - Në qershor kërkesa vendase ishte në rënie

Nga Dorian Koça

Vizitorët e huaj nxisin turizmin grek -  Në qershor kërkesa

Aktiviteti turistik në strukturat akomoduese në Greqi u rrit në qershor 2026, me vizitorët e huaj që vepruan si nxitësi kryesor si i mbërritjeve, ashtu edhe i netë qëndrimeve, ndërsa kërkesa vendase shënoi një rënie të lehtë.

Sipas të dhënave paraprake nga Autoriteti Statistikor Helenik (ELSTAT), në qershor 2026 u regjistruan gjithsej 5.58 milionë mbërritje dhe 24.06 milionë qëndrime me netë në akomodime turistike. Krahasuar me qershorin 2025, mbërritjet u rritën me 1.3%, ndërsa netë qëndrimet u rritën me 1.4%.

Të dhënat mbulojnë akomodimet e tipit hotel, kampingjet dhe institucionet kolektive për qëndrim të shkurtër, siç janë dhomat me qira. Kërkesa për turizëm ndërkombëtar ishte kryesisht ajo që mbështeti rritjen. Mbërritjet e vizitorëve të huaj arritën në 4.58 milionë, duke shënuar një rritje prej 1.7% nga 4.50 milionë një vit më parë. Netë qëndrimet nga vizitorët e huaj u rritën gjithashtu me 1.7%, duke arritur në 21.54 milionë.

Hendeku midis turizmit vendas dhe atij të huaj bëhet edhe më i dukshëm kur shqyrtohet pjesa e tyre në tregun total. Vizitorët e huaj përbënin 82% të mbërritjeve totale në qershor dhe një shifër edhe më të lartë prej 89.5% të netë qëndrimeve. Vendasit mbuluan 18% të mbetur të mbërritjeve dhe 10.5% të netë qëndrimeve.

Shifrat e qershorit tregojnë, se tregu grek për akomodimin turistik vazhdon të ecë lart, megjithëse me ritme relativisht të moderuara. Në të njëjtën kohë, varësia e fortë e sektorit nga kërkesa ndërkombëtare del në pah edhe një herë, pasi vizitorët e huaj përbëjnë më shumë se katër në pesë mbërritje dhe pothuajse nëntë në dhjetë netë qëndrime.

Anketa mbulon akomodimin në të gjithë vendin dhe regjistron mbërritjet dhe netë qëndrimet nga banorët dhe jorezidentët, ndërsa shifrat përfundimtare vjetore publikohen gjashtë muaj pas përfundimit të vitit referues.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat