Vera franceze, nën “shënjestrën” e Trump - Tarifat 15% do t’i kushtojnë industrisë rreth 1 miliard euro
Industria e verës dhe pijeve alkoolike në Francë pritet të humbasë rreth 1 miliard euro nëse Shtetet e Bashkuara vendosin tarifën 15% për produktet e tyre javën e ardhshme.
Masa, që pritet të hyjë në fuqi më 7 gusht 2025, është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë tregtare SHBA-BE. Por shumë detaje të këtij pakti nuk janë bërë të qarta dhe disa prej tyre janë ende pjesë e negociatave.
Federata Franceze e Eksportuesve të Verës dhe Pijeve Alkoolike tha se taksa mund të ulë një të katërtën e eksporteve vjetore të Francës nga ky sektor dhe të rrezikojë vendet e punës së rreth 600,000 personave.
Bashkimi Evropian po bën një përpjekje të fundit për të siguruar një përjashtim për disa sektorë specifikë, ndër të tjera edhe pijet alkoolike. Megjithatë, zyrtarët paralajmërojnë se një përjashtim i tillë nuk ka gjasa të përfshihet në listë.
Përveç tarifave, luhatjet në kurset e këmbimit valutor midis euros dhe dollarit i shtojnë sfidat ekonomike me të cilat përballen eksportuesit që kërkojnë të mbeten konkurrues në tregun amerikan.
“Ndikimi do të jetë edhe më i ashpër, pasi shoqërohet me rënien e dollarit amerikan në Shtetet e Bashkuara. Efekti i masave mund të çojë në 25% reduktim të shitjeve në Shtetet e Bashkuara,” shprehen ekspertët e sektorit.
Negociatat midis zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-së pritet të vazhdojnë, me shpresën e arritjes së një vendimi më të favorshëm për këto produkte kryesore evropiane.

OPEC+ do të rrisë prodhimin e naftës nga shtatori - Vendimi pritet të shtojë kërkesën e të ulë çmimet globale
Vendet e OPEC+ ranë dakord të rrisin prodhimin e naftës me 547,000 fuçi në ditë nga shtatori, një veprim që mund të ulë më tej çmimet këtë vit. Tetë vendet......

Përfundon faza e parë e kontrolleve në terren për sigurinë ushqimore/ Tatimet: U bllokuan 103 ton mallra
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përfunduar fazën e parë të kontrolleve në terren, si pjesë e përpjekjeve të saj të vazhdueshme për forcimin e......

Më shumë produkte britanike në Shqipëri/ Eksportet totale drejt vendit tonë arritën në 189 milionë paund
Departamenti për Biznes dhe Tregti ka ndarë së fundmi një raport në lidhje me tregtinë e jashtme mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sipas të dhënave,......

Vetë-mjaftueshmëria ushqimore, si renditet Shqipëria - Prodhojmë më shumë fruta dhe bulmet por më pak drithëra
Visual Capitalist ka publikuar një studim të revistës shkencore Nature (2025). Ky vlerësim krahason nivelin e prodhimit ushqimor të vendeve me udhëzimet......

Industria evropiane e makinave “nën presion” - Tarifat për automjetet do të mbeten 25%, pavarësisht paktit SHBA-BE
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të zbatojnë tarifat 25% mbi automjetet evropiane, pavarësisht paktit me BE-në për detyrime 15%. Gjithashtu, paqartësitë vijojnë......

Papunësia në eurozonë, në nivelet më të ulëta - Shtetet e Evropës Jugore udhëheqin rritjen e vendeve të punës
Papunësia në eurozonë ka shënuar nivele të ulëta historike në muajt e fundit. Vendet e Evorpës Jugore si Spanja, Italia dhe Portugalia kryesojnë në zgjerimin......

Rruga e Dukagjinit, punimet e aksit Prekal-Lotaj-Ndërlysaj - Rama: Një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit
Aksi rrugor që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, i cili kalon nëpër luginën e Valbonës për të vijuar më tej me Gjakovën në......

Planet e qeverisë, në 2030 të ardhura nga turizmi 6.7 mld euro - “Strategjia Kombëtare e Turizmit 2030”: Ja 6 prioritetet e mëdha!
Qeveria shqiptare ka shpallur ambicjen e saj që në vitin 2030 të ardhurat nga sektori i turizmit në shqipëri të shkojnë rreth 6.7 miliardë euro me një rritje......