Vendi i pestë më i vizituar në botë - Rreth 58 milionë turistë kanë udhëtuar drejt Italisë në 2025
Italia është aktualisht vendi i pestë më i vizituar në botë në vitin 2025, me pothuajse 58 milionë mbërritje turistësh, dhe pritet së shpejti të ngjitet në vendin e katërt, sipas të dhënave më të fundit nga Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit (WTTC).
Vlerësimet paraprake tregojnë se kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Italisë për vitin 2025 mund të arrijë në 237.4 miliardë euro, duke mbështetur 3.2 milionë vende pune në këtë sektor. Gjithashtu, shpenzimet e turistëve ndërkombëtarë priten të tejkalojnë vlerën e 60 miliardë eurove, çka e rendit Italinë ndër gjashtë destinacionet më të rëndësishme në botë për nga shpenzimet e vizitorëve, sipas mediave italiane.
Vendi ndodhet aktualisht pas Francës, Spanjës, Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë për sa u përket shteteve më të vizituara në botë. Por sipas Kryeministres Giorgia Meloni, Italia është pranë tejkalimit të Turqisë për të arritur vendin e katërt. Këtë deklaratë Meloni e bëri gjatë një samiti global për turizmin, të organizuar në Romë.
“Me pothuajse 58 milionë mbërritje ndërkombëtare, jemi të pestët në renditjen botërore të vendeve më të vizituara, dhe jemi gati të ngjitemi edhe një pozicion më lart,” shtoi ajo. Kryeministrja theksoi se këto shifra janë dëshmi e punës së mirë, por paralajmëroi se ka ende shumë për të bërë.
“Kjo është hera e parë që ky samit zhvillohet në Itali, dhe më pëlqen të mendoj se kjo është një njohje e forcës dhe prestigjit të sektorit tonë të turizmit, por edhe një konfirmim i angazhimit të kësaj qeverie për të mbështetur një nga industritë më të vlefshme të ekonomisë italiane. Turizmi krijon vende pune, tërheq investime dhe është një burim i jashtëzakonshëm pasurie dhe mirëqenieje,” tha Meloni, duke theksuar se sektori përbën rreth 13% të PBB-së së Italisë.

Mbyllet qeveria e SHBA-së - Nuk arrihet marrëveshja mes palëve për financimin e përkohshëm
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj......

Investime “Made in Europe” për mbrojtjen - Gjermania planifikon 83 miliardë euro për armë të prodhuara në BE
Gjermania planifikon të shpenzojë deri në 83 miliardë euro për armë të prodhuara në Evropë, duke reduktuar varësinë nga sistemet mbrojtëse amerikane.......

Kroacia, drejt energjisë bërthamore - Qeveria po harton një ligj të posaçëm për të plotësuar nevojat energjetike
Parlamenti i Kroacisë pritet të miratojë deri në fund të vitit një projektligj për ndërtimin e një centrali bërthamor, deklaroi ministria e Ekonomisë.......

Forumi i Sigurisë së Varshavës, Vengu: Bashkëpunim në industrinë ushtrake me Poloninë
Polonia ja ka dalë ta kthejë forcimin e ushtrinë në një shtyllë të zhvillimit ekonomik, dhe ky është një mësim i vyer edhe për Shqipërinë. Këtë mesazh ka......

Shqetësimet e industrisë gjermane, Lufthansa do të shkurtojë 4,000 vende pune
Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profesionale, "nën presion". Pas njoftimit të fundit shqetësues nga Bosch për shkurtime masive të vendeve......

Strategjia e Sigurisë Rrugore, në konsultim publik - Balluku, ftesë ekspertëve: Rrugë më të sigurta për të gjithë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur konsultimin publik për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2026‑2030 dhe për Planin e Veprimit......

Si do të paguhen taksat e mjeteve në e-Albania? - Haxhiu: Kjo risi është kursim financiar dhe kohe për qytetarët
“Të gjithë ata qytetarë të cilët disponojnë një mjet, që prej ditës së sotme, nuk do të kenë më nevojë për të shkuar pranë sporteleve për të paguar taksat e......

Shpallen fituesit për rikonstruksionin e Urës së Milotit - Pritet që punimet të mbyllen brenda tetë javëve
Rreth 5 javë pasi hapi tenderin, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë ndërhyrjet emergjente për rikonstruksionin......