“Vala” tarifore mbërrin në 2026- Bizneset evropiane përgatiten për pasoja më të mëdha nga tarifat amerikane

Bizneset evropiane do të vuajnë pasoja shumë më të mëdha në vitin 2026 nga tarifat amerikane në raport me këtë vit, kur disa masa paraprake reduktuan pasojat, sipas sondazhit të BusinessEurope.
Sondazhi zbuloi se tensionet tregtare priten të ulin Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për BE-në dhe një grup më të gjerë vendesh evropiane me 0.03 pikë përqindjeje. Për vitin 2026, ndikimi negativ pritet të jetë 0.5 deri 0.6 pikë përqindjeje, me zonën e euros që do të përballet me pasojat më të mëdha.
Sondazhi u bazua në përgjigjet e 36 federatave kombëtare të biznesit në Bashkimin Evropian dhe vende jashtë BE-së, si Britania, Zvicra, Turqia dhe Ukraina.
BusinessEurope theksoi se të dhënat përputhen me qëndrimin e Bankës Qendrore Evropiane, sipas së cilës ndikimi i tarifave dhe i pasigurisë mbi rritjen e eurozonës parashikohet të jetë rreth 0.7 pikë përqindjeje midis 2025 dhe 2027.
Shifra ishte më pak sesa pritej më parë, me pasigurinë politike që u tkurr shpejt pas marrëveshjes BE-SHBA në fund të korrikut, sipas Bankës Qendrore.
Megjithatë, BusinessEurope njoftoi se kompanitë ende shprehin shqetësime për mungesën e parashikueshmërisë dhe se ndikimi ekonomik i vonuar dhe pasiguria mbi tarifat e ardhshme amerikane paraqesin sfida afatmesme për rritjen.
Blerja e trenave elektrikë për Tiranë-Durrës - Akordohen 350 mln lekë në buxhetin 2026, kosto totale 1 mld lekë
Blerja e trenave për operimin e hekurudhës Tiranës – Durrës – Rinas duket se do të mbulohet me fonde buxhetore, teksa në projektbuxhetin për vitin 2026 janë......
Përfundon hartimi i Paketës Fiskale - Së shpejti paraqitet në Komision Parlamentar për diskutim
Hartimi i plotë i Paketës Fiskale ka përfunduar, ndërsa pritet të paraqitet së shpejti për diskutim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe......
“Reforma e Pensioneve, shtylla e buxhetit 2026” - Malaj: Në të njëjtën linjë është edhe rritja e pagës minimale në 700 euro deri në 2029
“Shtylla themelore e këtij buxheti është padiskutim Reforma e Pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030”. Kështu......
SHBA, drejt rihapjes së qeverisë - Palët arrijnë kompromis për legjislacionin e ri
Senati i Shteteve të Bashkuara ndërmori hapin e parë për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në histori të qeverisë, pasi një grup demokratësh të moderuar......
Socialistët fitojnë bindshëm 5 bashkitë - Diferencë e thellë me kandidatët e pavarur
Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena tashmë kanë kryetarët e rinj të zgjedhur. Gara u fitua bindshëm nga socialistët, duke lënë pas me një diferencë të......
Zgjedhjet lokale në Kosovë - LVV dhe LDK fitojnë në total nga 7 komuna secila
Beteja finale për pushtetin lokal në Kosovë është mbyllur të dielën me balotazhin e zhvilluar në 18 komuna. Mbi 32.5 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se ka humbur pikë gjatë fundjavës duke regjistruar zbritje në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 83 lekë dhe është......
Projektbuxheti, Serbia planifikon 3% deficit - Të ardhurat totale planifikohen të arrijnë 20.6 miliardë euro
Qeveria e Serbisë miratoi projektbuxhetin për vitin 2026 me një deficit fiskal që përputhet me 3% të Produktit të Brendshëm Bruto (BPB) të parashikuar. Të......





