Vala e nxehtësisë shkaktoi 2,300 viktima në Evropë - Ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat mesatare me 4°C
Rreth 2,300 njerëz humbën jetën në 12 qytete evropiane për shkak të valës së nxehtësisë që goditi kontinentin. Studiuesit theksojnë se ndryshimet klimatike ishin përgjegjëse për shumë prej tyre.
Rreth 2,300 njerëz vdiqën nga shkaqe të lidhura me temperaturat ekstreme në 12 qytete evropiane, gjatë valës së nxehtësisë që përfundoi javën e kaluar.
Studimi i fundit vendosi në qendër të vëmendjes 10 ditët deri më 2 korrik, gjatë të cilave pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore u goditën nga nxehtësia ekstreme, me temperatura që tejkaluan 40 gradë Celsius në Spanjë dhe zjarre që shpërthyen në Francë.
Nga 2,300 njerëzit që vlerësohet se kanë vdekur gjatë kësaj periudhe, 1,500 vdekje ishin të lidhura me ndryshimet e klimës, që e bënë valën e nxehtësisë më fatale, sipas studimit të kryer nga shkencëtarët britanikë të Imperial College.
Analiza mbuloi 12 qytete, duke përfshirë Barcelonën, Madridin, Londrën dhe Milanon, ku studiuesit thanë se ndryshimi i klimës kishte rritur temperaturat e valës së nxehtësisë deri në 4 gradë Celsius.
Studiuesit përdorën modele epidemiologjike dhe të dhëna historike të vdekshmërisë për të vlerësuar numrin e viktimave që kishin shkak themelor nxehtësinë, duke përfshirë nëse ekspozimi përkeqësoi gjendjet shëndetësore ekzistuese.
Muaji i kaluar ishte qershori i tretë më i nxehtë i planetit i regjistruar ndonjëherë, pas të njëjtit muaj në 2024 dhe 2023, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus. Evropa Perëndimore përjetoi qershorin e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura prej 38 gradë Celsius ose më shumë.
Grumbullimi i emetimeve të gazeve serrë në atmosferë, të cilat vijnë kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile, ka sjellë rritjen e temperaturave mesatare të planetit me kalimin e kohës. Kjo nënkupton që temperaturat mund të arrijnë nivele më të larta gjatë valëve të nxehtësisë.

Denaj: Mbështetje financiare dhe subvencione për fuqizimin e fermerëve
Falë përfitimeve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për naftë dhe e subvencioneve për vreshtarinë dhe serrat, fermerët kanë arritur të ulin kostot e prodhimit......

Trump paralajmëron tarifa 50% për importet e bakrit - Masa të ngjashme priten për gjysmëpërçuesit, produktet farmaceutike
Presidenti Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife 50% për importet e bakrit, duke zgjeruar luftën tregtare globale. Ai paralajmëroi gjithashtu masa të......

Sa para kanë grumbulluar miliarderët në një dekadë? - Shuma mjafton për të eliminuar varfërinë vjetore 22 herë
Sipas raportit të fundit, 1% e miliarderëve në botë ka shtuar pasurinë me 33.9 trilionë dollarë që nga viti 2015. Kjo shumë do të mjaftonte për të zhdukur......

Situata e zjarreve në rang vendi - AKMC dhe MM informojnë mbi situatën e 4 vatrave ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC kanë përditësuar situatën e zjarreve në rang vendi duke njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri,......

Balluku: Forcim i bashkëpunimit me Izraelin në energji, infrastrukturë dhe siguri kibernetike
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, priti në një takim zyrtar delegacionin izraelit të kryesuar......

Rikuperojnë valutat kryesore – Rritje e përgjithshme për monedha e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 82.9 lekë dhe është shitur me 83.9 lekë sipas......

Nisja e sezonit veror, Kumbaro në Sarandë: Kemi dyfishuar plazhet publike, prioritet pastrimi i bregdetit
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vizituar bregdetin e Sarandës dhe të Ksamilit e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Oltion Çaçi, ku është......

Kryeministri Rama, takim edhe në Bashkinë e Durrësit. Kërkon dorëheqjen e drejtorëve
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar edhe takimin në Bashkinë e Durrësit. Kreu i qeverise u ka kërkuar drejtorëve të bashkisë që të japin......