Europa Postuar më 23 Dhjetor 2025, 10:51

Vala e falimentimeve në Gjermani nuk ndalet/ 9-mujori 2025 arrin nivelin më të lartë në 11 vite

Nga Dorian Koça

Vala e falimentimeve në Gjermani nuk ndalet/ 9-mujori 2025 arrin nivelin

Numri i falimentimeve të korporatave në Gjermani në 9 muajt e parë të këtij viti arriti nivelin më të lartë në 11 vite. Një anketë e Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) tregoi se pothuajse një në tre kompani me më pak se 20 punonjës kanë frikë nga një përkeqësim i situatës së biznesit. Këto kompani përbëjnë rreth 85 përqind të totalit në vend.

Ndërkohë, Zyra Federale e Statistikave njoftoi se deri në fund të shtatorit, gjykatat gjermane kishin regjistruar 18.125 kërkesa për hapjen e procedurave të falimentimit ndaj kompanive, pothuajse 12% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo e bëri numrin e falimentimeve të kompanive në Gjermani në 9 muajt e parë të vitit 2025 më të lartin në njëmbëdhjetë vjet.

Edhe pse rreziku i falimentimit kryesisht qëndron mbi bizneset e vogla me vetëm pak punonjës, numri i vendeve të punës të humbura ose të rrezikuara seriozisht është rritur gjithashtu ndjeshëm për shkak të rritjes së falimentimeve në shoqëritë e partneritetit dhe kapitalit.

Kjo u llogarit nga Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike, i cili përcaktoi se rreth 170.000 vende pune u prekën këtë vit. Para pandemisë së koronavirusit, kishte më pak se 100.000.

Sipas ekspertëve, arsyeja kryesore është ndoshta ekonomia e ngadaltë pothuajse trevjeçare. Çmimet e energjisë, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe kalimi në neutralitetin klimatik po kontribuojnë gjithashtu në këtë situatë, duke e bërë edhe më të vështirë për kompanitë të bëjnë biznes.

Por, ekspertët theksojnë se, shumë vende pune po krijohen në kompani të tjera dhe këto efekte në tregun e punës janë në përgjithësi të tolerueshme.

Shqipëria 23 Dhjetor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka vijuar edhe sot rënien duke humbur sërish pikë sikurse edhe një ditë më parë teksa është blerë këtë të martë me 81.4 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat