Ursula von der Leyen vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh - "Jam shumë e lumtur që mirëpres Edi Ramën, moment historik"
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në Aachen(Gjermani). I pranishëm në ceremoni ishte edhe Kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e saj, Von der Leyen vlerësoi pjesmarrjen e kreut të qeverisë shqiptare dhe tha se ky është një moment historik dhe nuk duhet lënë të kalojë pa vepruar.
"Ky çmim, ky qytet, janë simbol i një Europe të bashkuar. Ka kaq shumë gjëra që dëshmojnë për kulturën dhe historinë tonë, për bukurinë e jashtëzakonshme të Europës dhe për luftërat tona tragjike, për rilindjet tona të shumta dhe për ringjalljen tonë nga hiri pas dy luftërave botërore të tmerrshme.
Mrekullia e Europës – ribashkimi i fatit dhe historisë së popujve është e shkruar në këtë qytet.
Kushdo që sheh Palatine Chapel ndjen se kjo forcë është mbledhur pikërisht këtu. Çfarë vendi. Çfarë force. Katedralja është një dëshmi e jashtëzakonshme e rilindjes shpirtërore, kulturore dhe politike të Europës, e nxitur nga vizioni i Karlit të Madh.
Ideja e tij për Evropën ishte të krijonte një hapësirë, ku shkenca dhe kultura, arsimi dhe sundimi i ligjit mund të zhvilloheshin – një vend ku njerëzit përpiqen për dije dhe vlera të përbashkëta. Ai ishte i bindur se e ardhmja e Europës ndërtohej mbi të kaluarën e saj – ashtu si Kapela (kisheza) e frymëzuar nga arti bizantin, romak dhe klasik, por e formësuar për një epokë të re. Ashtu siç edhe e ardhmja jonë do të mbështetet gjithmonë mbi të kaluarën – mbi kulturën dhe dijen, historinë dhe vlerat.
Po, ky është një moment historik dhe nuk duhet ta lëmë të kalojë pa vepruar. Duhet të përballemi me këtë sfidë për Ukrainën, për Ballkanin Perëndimor.
Jam shumë e lumtur që mirëpres këtu Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Kjo është një shenjë gjithashtu për Republikën e Moldavisë dhe, shpresoj, edhe për Gjeorgjinë – për të gjithë ata që kanë vendosur në favor të një të ardhmeje të lirë dhe paqësore në Bashkimin tonë, për një Evropë më të fortë dhe më të pavarur.
Shkëlqesitë tuaja, zonja dhe zotërinj, detyra e katërt qëndron në themel të tri detyrave të tjera. Është detyra për të rinovuar dhe forcuar demokracinë tonë. Të gjithë e dimë që demokracitë janë nën sulm – nga armiq të jashtëm që veprojnë me forca të bashkuara, por edhe nga përpjekje të brendshme për ti dëmtuar. Duhet t’u kundërvihemi këtyre tendencave me gjithë energjinë tonë", tha Von der Leyen në fjalën e saj.
Mendimi juaj

Tregu i pronave, BSH publikon vrojtimin për 2024 - “Vlerësime më optimiste për situatën aktuale dhe pritshmëritë për të ardhmen”
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të tregojë zhvillime pozitive, duke reflektuar ndikimin e tij të drejtpërdrejtë mbi ekonominë dhe sistemin......

Shqipëria në Forumin e Katërt Ligjor BE–Partneriteti Lindor - Kryeadministratorja e AAPSK: Thellojmë bashkëpunimin
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Forumin e Katërt......

“Të vendoset kursi i këmbimit industrial” - Shoqata ProEksport: Të njihet dëmi ekonomik nga rënia e euros
Bizneset eksportuese kanë qenë ato që kanë pasur më tepër humbje nga luhatjet e kursit të këmbimit në vitet e fundit, pasi ato kanë kontrata që janë......

BE, plotësisht e angazhuar për marrëveshje me SHBA” - Komisioneri Sefcovic: Në fokus janë çeliku, çipat dhe avionët
Komisioni Europian po diskuton me Shtetet e Bashkuara bashkëpunimin e mundshëm në sektorë të tillë si hapësira ajrore, çeliku, gjysmëpërçuesit dhe mineralet......

Qeveria miraton zhvillimin e ish-Metalurgjikut në Elbasan - Transformim i zonës industriale për të realizuar projekte investimi
Jo më larg se 2 muaj më parë, u prezantua plani i ri i zhvillimit për transformimin e zonës së ish-kombinatit Metalurgjik në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë,......

Si duhet të investojë Shqipëria në inteligjencë artificiale? - Bregu: Të ngrihen më shumë qendra rajonale inovacioni për të rinjtë
Dilema etike, shqetësimet për privatësinë e të dhënave dhe zëvendësimi i vendeve të punës janë disa nga rreziqet e zbatimit të inteligjencës artificiale.......

“Integrimi në BE, së shpejti hapim kapitullin 27” - Mjedisi, Jaupaj: Më i vështiri për shkak të vlerës financiare që duhet të investohet
Pas hapjes së disa kapitujve me Bashkimin Evropian, i radhës parashikohet të jetë Kapitulli 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike. Gjithçka u bë me dije nga......

Revolucion në fushën e ndërtimit? - Tulla e re mund të menaxhojë mbetjet e industrisë
Një tullë e bërë tërësisht nga rrënoja të ricikluara mund të ndihmojë në zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha mjedisore të industrisë së ndërtimit: si të......