Europa Postuar më 22 Gusht 2025, 10:44

UBS “tkurr” rritjen ekonomike të Greqisë - Por, banka zvicerane mbetet optimiste për vitin e ardhshëm

Nga Kristi Ceta

UBS “tkurr” rritjen ekonomike të Greqisë - Por, banka

Një raport i ri i UBS (Union Bank of Switzerland) ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Greqisë në vitin 2025, nga 2.6% në 2.3%.

Në të njëjtën kohë, raporti ka reflektuar pozitivitet për për vitin 2026, me një zgjerim nga 2.3% në 2.4%, falë tre faktorëve kryesorë: konsumit të fortë, mundësive të rëndësishme për investime përmes fondeve të BE-së dhe turizmit.

Megjithatë, UBS paralajmëron se disa faktorë mund të vënë në provë qëndrueshmërinë e ekonomisë. Sipas bankës, faktori më i madh afatshkurtër janë tarifat dhe ndikimi i tyre në rritjen e eurozonës.

Banka vë në dukje se 65% e eksporteve greke drejt SHBA-së janë të mbuluara nga tarifa të përbashkëta, jo nga marrëveshje sektoriale. Një ngadalësim prej 1% në rritjen e eurozonës mund të ulë PBB-në greke me 1.1%.

Faktori i dytë janë fatkeqësitë natyrore, si zjarret dhe përmbytjet, që mund të dëmtojnë turizmin, bujqësinë dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm.

Së fundmi, një përthithje më e ngadaltë e fondeve të BE-së nëpërmjet Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë mund të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike.

Në planin afatmesëm, përfundimi i këtyre fondeve në vitin 2026 pritet të krijojë një boshllëk që nuk do të mbushet lehtë nga fondet e politikës bujqësore apo të kohezionit të BE-së. Gjithashtu, vendimet për të kufizuar qiratë afatshkurtra dhe për të rritur tarifat për anijet turistike mund të ndikojnë negativisht në turizëm.

Banka zvicerane thekson gjithashtu se raporti i investimeve ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe produktiviteti i punës mbeten ende në nivele shumë të ulëta.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......