Turqia rrit parashikimin e inflacionit në 28.4% - Lufta në Lindjen e Mesme rëndon ekonominë

Turqia ka rishikuar ndjeshëm në rritje parashikimin për inflacionin në fund të vitit 2026, duke e çuar atë në 28.4%, nga 16% që ishte parashikimi i mëparshëm.
Lajmi u bë i ditur nga zëvendëspresidenti turk, gjatë prezantimit të programit ekonomik afatmesëm për periudhën 2027-2029.
Sipas tij inflacioni pritet të fillojë të bjerë përsëri në tremujorin e katërt të vitit 2026 dhe të arrijë në 28.4% deri në fund të vitit.
Sipas programit të ri, qeveria turke parashikon që inflacioni të vijojë të ulet në vitet e ardhshme, duke zbritur në 21% në 2027, 13.5% në 2028 dhe 9% në 2029.
Megjithatë, konflikti në Lindjen e Mesme ka përkeqësuar perspektivën ekonomike. Banka Qendrore e Turqisë vlerëson se efektet direkte dhe indirekte të luftës mund të kenë shtuar rreth 7 pikë përqindjeje në presionet inflacioniste.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni vjetor në Turqi u ul lehtë në 31.51% në gusht, nga 31.75% në korrik.
Inflacioni në vend ka qëndruar mbi 30% që nga dhjetori 2021 dhe arriti kulmin në 75.5% në maj 2024, përpara se të niste një trajektore rënëse.
Lufta kundër inflacionit mbetet prioriteti kryesor i politikës ekonomike të qeverisë dhe se vendi ka bërë përparim të konsiderueshëm në këtë drejtim.
Megjithatë, rishikimi i fortë në rritje i parashikimit për vitin 2026 tregon se Turqia përballet ende me presione të mëdha inflacioniste, ndërsa zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme rrisin pasigurinë për ekonominë.
Kush fiton më shumë nga depozitat? - Shifrat e Bankës së Shqipërisë zbulojnë diferencë të fortë mes individëve e bizneseve
Sa më shumë depozita të hapin qytetarët, aq më shumë shpenzime do të kenë edhe bankat për pagesat e interesave të tyre. Të dhënat më të fundit nga Banka e......
54% energji e rinovueshme deri në 2030 - Qeveria rishikon planin. Masa për prodhimin, konsumin dhe transportin
Deri në vitin 2030, 54% e konsumit final të energjisë duhet të mbulohet nga burimet e rinovueshme. Objektivi është pjesë e Planit të ri Kombëtar për......
Java nis negativisht për valutat e huaja
Dollari amerikan e ka nisur negativisht këtë javë duke regjistruar sërish zbritje të vlerës krahasuar me javën që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me......
Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?
Përqindja e popullsisë nën 18 vjeç është një nga treguesit që ndihmon për të kuptuar strukturën demografike të një vendi. Ajo tregon se sa e re është......
Turizmi, sektor i rëndësishëm për bankat/ Akomodimi përfaqëson 10.3% të portofolit të kredisë së bizneseve
Kredia për sektorin e lidhur me turizmin po merr hov, duke reflektuar zgjerimin e investimeve në akomodim dhe shërbime ushqimore. Sipas të dhënave të Bankës......
“Jo zgjedhje të parakohshme” - Mitsotakis: Ulje taksash dhe rritje pagash
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke konfirmuar se zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në......
OPEC+ “ngrin” prodhimin e naftës - Grupi i prodhuesve shtyn vendimet e mëdha për 2027
OPEC+ ka vendosur të mos ndryshojë politikën e prodhimit të naftës për muajin tetor, pas një takimi të shtatë vendeve kryesore të grupit: Arabisë Saudite,......
1 miliard euro ndihmë për fermerët - Thatësira dhe i nxehti godasin rëndë bujqësinë franceze
Qeverian franceze ka njoftuar një paketë ndihme prej më shumë se 1 miliard euro për fermerët, pas dëmeve të shkaktuara nga valët rekord të të nxehtit dhe......

