Europa Postuar më 24 Shtator 2025, 11:53

Turistët shpenzuan më shumë në Greqi/ Shifrat e Bankës Qendrore: 12,1 mld euro në 7 muajt e parë të vitit

Nga Dorian Koça

Turistët shpenzuan më shumë në Greqi/ Shifrat e Bankës

Referuar të dhënave nga Banka Qendrore e Greqisë, në periudhën janar-korrik 2025, të ardhurat nga udhëtimet shënuan një rritje prej 12.5% ​​krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 12.182 miliardë euro. Gjermanët shpenzuan më shumë për pushimet e tyre në Greqi, ndjekur nga anglezët, megjithëse të ardhurat nga Britania janë më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa, në vendin e tretë renditen turistët nga SHBA.

Në veçanti, të ardhurat nga turistët gjermanë shënuan një rritje prej 16.6% dhe arritën në 2.03 miliardë euro. Të ardhurat nga francezët u rritën me 15.6%, në 769 milionë euro, nga Italia me 4.9%, në 632.8 milionë euro. Ndërkohë, të ardhurat nga Mbretëria e Bashkuar ranë me 2.9% , por arritën në 1.631 miliardë euro dhe nga Shtetet e Bashkuara u rritën me 25.3%, duke arritur në 954 milionë euro.

Gjatë periudhës 7-mujore, numri i vizitorëve që hynë në Greqi u rrit me 2.6% në 18,454 milionë. Konkretisht, flukset e udhëtarëve përmes aeroporteve u rritën me 4.7%, ndërsa përmes pikave të kalimit kufitar rrugor u ulën me 2.8%. Numri i udhëtarëve nga vendet anëtare të Bashkimit evropian ra me 1.6% në bazë vjetore duke regjistruar shifren prej 10,648 milionë. Ndërsa, numri i udhëtarëve nga vendet e tjera u rrit me 8.9% në 7,806 milionë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat