Tregtia BE-Rusi, në nivelin më të ulët që nga 2002 - Blloku raporton suficit tregtar me Kremlinin pas më shumë se 20 vitesh
Vëllimi i tregtisë midis BE-së dhe Rusisë ra në nivelin më të ulët që nga viti 2002 në tremujorin e dytë të vitit 2025. Për herë të parë në më shumë se 20 vjet, Bashkimi Evropian raportoi një tepricë tregtare me Kremlinin.
Tregtia midis bllokut dhe Moskës ka pësuar rënie të madhe që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. BE vendosi shumë masa kufizuese për importet dhe eksportet, duke shkaktuar një rënie prej 61% të eksporteve drejt Rusisë dhe 89% tkurrje të importeve nga Kremlini midis tremujorit të parë të vitit 2022 dhe tremujorit të dytë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të Eurostat, tregtia në tremujorin e dytë të vitit 2025 ra në nivelin më të ulët që nga viti 2002, kur filluan regjistrimet. Në të njëjtën periudhë, BE regjistroi një tepricë të vogël tregtare me Rusinë prej 0.5 miliardë eurosh, pasi eksportet drejt Rusisë u ulën në 7.5 miliardë euro, ndërsa importet ishin 7 miliardë euro. Totali tregtar arriti vlerën e 14.5 miliardë eurove.
Kjo tregon një rënie prej 82% të vëllimit të tregtisë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, kur filloi pushtimi rus dhe vlera ishte 81.9 miliardë euro, niveli i tretë më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve.
Bashkimi Evropian, së bashku me vendet e G7 dhe partnerët e tjerë, miratoi një paketë të katërt sanksionesh më 15 mars 2022, duke hequr përfitimet kryesore tregtare që Rusia kishte si anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë. Në vend që të rrisnin tarifat e importeve, blloku veproi përmes sanksioneve, duke përfshirë ndalime dhe kufizime në importe dhe eksporte të disa mallrave.

Uji pa të ardhura bie në 61% - ERRU: Treguesi u përmirësua me 3.7%, por mbetet ende sfidë
Niveli i ujit pa të ardhura zbriti në 61%, nga 64.7% që ishte një vit më parë, duke reflektuar një tendencë përmirësimi me 3.7% gjatë vitit 2024. Por, sipas......

Shtrëngohen masat për ndërtimet pa leje - Rastet e shkeljeve/ Nga gjobat, tek dënimi penal dhe konfiskimi i ndërtesave
Kodi i Ri Penal parashikon ashpërsim të masave sa i takon shpërdorimit të tokës dhe ndërtimeve të paligjshme. Konkretisht, në nenin 585 thuhet se “Pushtimi......

Dollari e nis javën negativisht – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pas rritjes së lehtë por të vazhdueshme që regjistroi javës që shoi teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5......

Trump anulon 5 miliardë USD ndihmë të huaj - “Anashkalon” Kongresin dhe ndërpret fondet për 15 programe ndërkombëtare
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një veprim të njëanshëm për të anuluar 4.9 miliardë dollarë ndihmë të huaj të autorizuar nga Kongresi, duke......

Kina dhe Rusia diskutojnë krijimin e një rendi të ri global - Liderët kritikojnë sistemin perëndimor, propozojnë qasje më të balancuara
Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje liderëve të një samiti rajonal që të shfrytëzojnë "tregun e tyre me përmasa gjigante". Po ashtu, presidenti rus......

“Rënia e çdo qeverie në eurozonë do të ishte shqetësuese” - Presidentja e BQE paralajmëron për pasojat në ekonominë franceze
Franca nuk ndodhet aktualisht në një situatë që do të kërkonte ndërhyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), por çdo rrezik për rënien e një qeverie brenda......

Bizneset greke dyfishojnë përdorimin e “IA” - Por, mbeten pas në krahasim me mesataren evropiane
Bizneset greke po i marrin gjithnjë e më seriozisht mjetet e inteligjencës artificiale, megjithëse ende kanë rrugë për të bërë sa i përket automatizimit të......

Emigrantët dërguan më shumë para’ në Kosovë - 654 milionë euro remitanca në gjysmën e parë të vitit
Emigrantët kanë dërguar më shumë para’ pranë familjeve të tyre në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit. Referuar të dhënave të Bankës Qendrore, remitancat......