Thellohet kriza politike në Francë - Kryeministri Lecornu jep dorëheqjen pas emërimit të kabinetit qeveritar

Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, vetëm 14 orë pas emërimit të kabinetit të ri. Dorëheqja e shpejtë ishte e papritur dhe e paprecedentë, duke thelluar më tej krizën politike në Francë.
Partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, menjëherë i bëri thirrje Presidentit Emmanuel Macron që të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Pas disa javësh konsultime me partitë politike, Lecornu, një aleat i ngushtë i Macron, emëroi ministrat e tij të dielën dhe ata do të mbanin mbledhjen e parë të kabinetit të hënën pasdite.
Por përbërja e re e kabinetit zemëroi si kundërshtarët, ashtu edhe aleatët, të cilët e konsideruan atë ose shumë të djathtë, ose jo mjaftueshëm të tillë, duke ngritur dyshime mbi kohëzgjatjen e qeverisë. Kjo vjen në një kohë kur Franca është thellësisht e përfshirë në një krizë politike, pa asnjë grup që të ketë shumicën në parlament.
Lecornu i dorëzoi dorëheqjen e tij Presidentit të hënën në mëngjes. Politika franceze është bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme, që nga rizgjedhja e Macron në vitin 2022, për shkak të mungesës së një partie ose grupimi me shumicë parlamentare.
Vendimi i liderit francez për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare vitin e kaluar thelloi krizën, duke fragmentuar më tej parlamentin. Lecornu, i cili u emërua vetëm muajin e kaluar, ishte kryeministri i pestë i Macron në dy vjet.
"Nuk mund të ketë kthim në stabilitet pa zgjedhje të reja dhe pa shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare," thanë burime zyrtarë të Tubimit Kombëtar.
385 mln lekë për rrugët lidhëse të tunelit të Llogarasë - Shpallet kompania fituese për punimet. Projekti, me 3 komponentë
Me një ofertë prej rreth 385 mln lekë, kompania Gjoka Konstruksion është shpallur fituese për ndërtimin e rrugëve lidhëse të tunelit të Llogarasë, një......
Kroacia “mbjell” 70 milionë euro për bujqësinë - Në fokus, zhvillimi i sektorit agro-ushqimor dhe mbështetja për fermerët
Kroacia ka hapur një tender me vlerë 70 milionë euro për projekte që lidhen me përpunimin e produkteve bujqësore, duke synuar forcimin e industrisë ushqimore......
Sa shpesh shkojnë shqiptarët te dentisti? Mesatarisht 2.03 herë në vit, vendet nordike kryesojnë me më shumë vizita
Revista CEOWORLD ka publikuar Statistikat e Shëndetit për vitin 2024, ku zbulon kontraste të habitshme në sa shpesh qytetarët në mbarë botën vizitojnë......
Bitcoin dhe ari ngjiten në nivele rekord - Zhvlerësimi i valutave shtyn investitorët drejt aseteve të qëndrueshme
Dobësimi i dollarit dhe çmimi rekord i Bitcoin kanë bërë që investitorët të kërkojnë asete të tjera për t’u mbrojtur nga rënia e monedhave në vitin......
“85 milionë fëmijë në botë nuk ndjekin shkollën” - UNICEF bën thirrje për investime urgjente në arsimin global
Dje ishte Dita Botërore e Mësuesit, e themeluar në vitin 1994 për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit për Statusin e Mësuesve, hartuar në Paris më 5......
OPEC+ “lëkund” tregjet globale - Nafta shtrenjtohet pas rritjes modeste të prodhimit për muajin nëntor
Çmimet e naftës u rritën të hënën në mëngjes në Evropë, pasi grupi OPEC+ ra dakord vetëm për një rritje të moderuar të prodhimit mujor. Pas një takimi të......
Java nis pozitivisht për Dollarin dhe Frangën – Dobësohet Paundi britanik
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje nga zbritja që pësoi javën që shkoi teksa është blerë këtë mëngjes me 82 lekë dhe është shitur me 83 lekë sipas......
Greqia, qira pa taksa për 3 vjet - Çfarë do të thotë kjo për pronarët dhe kontratat afatgjata?
Ministria greke e Financave po rishikon përjashtimin nga tatimi për pronarët e pasurive të paluajtshme, me qëllim që të rrisë disponueshmërinë e banesave në......





