Thatësira kërcënon vajin e ullirit - Në Spanjë prodhimi po bie, ndërsa çmimet po rriten
Vaji i ullirit, i njohur si "ari i lëngshëm" i dietës mesdhetare, është sërish në qendër të shqetësimit. Në Spanjë, e cila prodhon pothuajse 50% të totalit botëror, prodhuesit po flasin për një krizë. Pas dy viteve të këqija, shpresat për një rimëkëmbje po veniten nën peshën e thatësirës dhe valëve të zgjatura të nxehtësisë.
Shirat e pranverës kishin nxitur pritjet për një vit të mirë, me prodhim afër 1.45 milionë ton. Por, realiteti i vjeshtës është ndryshe: temperatura të larta, reshje minimale, tokë e djegur . Dcoop, kooperativa më e madhe në botë, paralajmëron se “stina e verës tani zgjat gjashtë muaj” dhe pema e ullirit nuk ka kohë të rikuperohet.
Sipas parashikimeve të një shoqate, prodhimi në Spanjë nuk do të kalojë 1.2-1.3 milion ton. Ky skenar reflektohet në çmime. Pas vitit 2024, ku vaji ekstra i virgjër tejkaloi 8 euro/kg, çmimet kishin rënë në 3.2 euro këtë vit. Megjithatë, që nga shtatori, ato janë rikthyer në mbi 4 euro, të nxitura nga shqetësimet në lidhje me rendimentet dhe kërkesën globale në rritje, e cila pritet të arrijë në 3 milionë ton.
Ky zhvillim prek kryesisht konsumatorët spanjollë, të cilët e shohin përbërësin kryesor të kuzhinës mesdhetare të transformuar në një luks. Por, edhe prodhuesit nuk ndihen të sigurt: luhatjet krijojnë pasiguri, duke e bërë planifikimin të vështirë.
Ndërkohë, sytë po kthehen nga tregjet ndërkombëtare. Tarifat prej 15% të vendosura nga SHBA-të në gusht nuk kanë rezultuar katastrofike, pasi ato zbatohen edhe ndaj konkurrentëve të Mesdheut. Në fakt, eksportet spanjolle në SHBA u rritën me 25% në gjysmën e parë të vitit 2025, falë dërgesave në kohë përpara se masa të zbatohej.
Shqetësimi i vërtetë vjen nga kursi i këmbimit. Rënia e dollarit kundrejt euros zvogëlon konkurrueshmërinë e vajit spanjoll, në një treg që është një destinacion strategjik.
Kriza e vajit të ullirit nuk është vetëm një çështje bujqësore, ose tregtare; është një pasqyrë e sfidave të paraqitura nga kriza klimatike dhe dështimi ynë për t'u përshtatur. Nëse Spanja, dhe bashkë me të i gjithë Mesdheu, nuk gjen përgjigje, "ari i lëngshëm" rrezikon të humbasë shkëlqimin e tij. Dhe kjo nuk do të jetë vetëm një humbje ekonomike, por edhe një plagë kulturore për mënyrën e jetesës mesdhetare.

Eurozonë, shtohen pritshmëritë për inflacion - BQE: Konsumatorët presin çmime të larta dhe rritje të dobët ekonomike
Konsumatorët në Eurozonë kanë shtuar disa nga pritshmëritë e tyre për inflacionin në muajin gusht dhe presin rritje më të lartë të të ardhurave gjatë vitit......

BQK, me kornizën e parë për Kripto-Asetet - “Nis procesin drejt rregullimit gradual dhe transparencës”
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Rregulloren për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve. Hartimi i kësaj......

“Mali i Zi duhet të frenojë deficitin buxhetor” - FMN: Rrezikon të arrijë mbi 4% të PBB-së deri në vitin 2030
Mali i Zi duhet të ndërmarrë hapa për të frenuar kostot dhe për të rritur të ardhurat në mënyrë që të përballet me deficitin buxhetor që po zgjerohet,......

Lirohen pikat e grumbullimit të mjeteve - Ministrja Koçiu, në Kurbin: Hapësira i kthehet qytetarëve. Ka 24 të tilla në gjithë vendin
Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, tashmë ka filluar edhe puna për pastrimin e pikave të grumbullimit të automjeteve, për t'i rikthyer......

Pasojat e tarifës 100,000 USD për vizat H-1B - India, vendi më i prekur nga vendimi i Trump. Kompanitë kërkojnë lehtësime
“Nëse diplomohesh në një kolegj, mendoj se duhet të marrësh automatikisht si pjesë të diplomës tënde, edhe “kartën jeshile” apo ‘green card’, që do të thotë......

Zbulohet “superushqimi” për bletët - Rrit shkallën e lindjeve, pritet ti japë fund rënies alarmante të popullatës
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një suplement ushqimor të modifikuar, që mund të ndihmojë në parandalimin e rënies alarmante......

Rama: Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s!
Kryeministri Edi Rama publikoi sot vendimin e njoftuar gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë ku Lumi Vjosa u përfshi zyrtarisht në......

"Kurseni para’ për kohën e krizës" - BQE: Familjeve duhet të mbajnë cash në shtëpi për raste urgjente
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka theksuar rëndësinë e parave të gatshme si një mjet për përgatitjen kombëtare për kriza, duke u kërkuar familjeve të mbajnë......