Tetori me më shumë reshje në histori - Spanja regjistroi dyfishin e shirave në muajin e përmbytjeve vdekjeprurëse
Spanja ka regjistruar tetorin me më shumë reshje në histori, duke kulmuar me përmbytjet më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në vend, sipas agjencisë kombëtare të motit.
Më shumë se 220 njerëz vdiqën pas shirave të rrëmbyeshme të 29 tetorit që shkaktuan përmbytje të mëdha në jug të qytetit të Valencias, në Spanjën lindore. 78 persona janë të zhdukur, megjithëse qeveria beson se disa prej tyre mund të përputhen me disa nga 48 trupat ende për t'u identifikuar.
Shkencëtarët thonë se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Meteorologët besojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila rrit avullimin e ujit, luan një rol kyç në përkeqësimin e reshjeve të rrëmbyeshme.
Shirat që shkaktuan përmbytjet ishin 12% më të rënda dhe dy herë më të mundshme në krahasim me periudhën para ngrohjes globale, sipas grupit të shkencëtarëve World Weather Attribution.
Gadishulli i Spanjës pati një mesatare prej 147 milimetrash (mm) shiu këtë tetor, pothuajse dyfishi i sasisë mesatare në një tetor normal, shtoi agjencia e motit.
Turis, një qytet 15 km larg nga Valencia, ku reshjet e një viti ranë brenda një dite, theu rekordin kombëtar të shirave në një orë me 184.6 mm.
Me 771 mm shi në 24 orë, Turis ishte gjithashtu pranë thyerjes së rekordit prej 817 mm të regjistruar në 1987 në qytetin e Olivas, që ndodhet aty pranë.
Agjencia e motit tha se tetori ishte një muaj i ngrohtë në përgjithësi, me një temperaturë mesatare 0.9 ° C mbi atë të gadishullit të Spanjës prej 15.5 ° Celsius.
Sondazh

Rrjet i ri elektrik në Radhimë – Orikum - Cilësia e furnizimit me energji në zonat turistike, investimi 5.3 mln euro
Rreth 5.3 mln euro është vlera e investimit që do të kryhet në zonën turistike Radhimë - Orikum për të rritur cilësinë e furnizimit me energjii elektrike.......

Si po transformohet industria e bimëve mjekësore? - Mungesa e fuqisë punëtore/ Nga “gjurmimi” në male tek kultivimi total
Në mungesë të fuqisë punëtore dhe sigurimit të bimëve të egra mjekësore, industria po mbështetet për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe......

Partneriteti për Qeverisjen e Hapur mbledh në Tiranë Ministrat e Rajonit - Pirdeni: Transparenca, integriteti dhe llogaridhënia faktorë kyç për në BE
Shqipëria mirëpriti për herë të parë takimin e Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur. Ministrat që udhëheqin agjendën për qeverisjen e......

Ku fliten më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri? Dominojnë meshkujt në të gjitha qarqet, përveç Tiranës
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 91% e tyre flasin shqip si gjuhën e tyre amtare,......

Japonia, 65 mld USD për industrinë e çipeve - Investimet synojnë zgjerimin e sektorit të inteligjencës artificiale
Japonia njoftoi një plan prej 65 miliardë dollarësh për të stimuluar industrinë e çipave dhe inteligjencën artificiale. Plani synon të rrisë investimet dhe......

Rreth 3.3 miliardë lekë më shumë për e-qeverisjen/ Në vitin 2025 do të alokohen rreth 12.5 miliardë lekë në total
Vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në fushën e qeverisjes elektronike. Sipas të dhënave, janë të disponueshme mbi 1,000 shërbime......

Energjia elektrike, ngrihet shoqëria e 6 publike - Funksionet, do menaxhojë skemat mbështetëse për energjinë e diellit, erës dhe ujit
Operatori i Energjisë së Rinovueshme do të jetë kompania e gjshtë publike që do të operojë në sektorin elektroenergjetik. Përveç 3 kompanive që janë pjesë e......

“Rritje e efikasitetit për menaxhimin e fondeve të BE- së” - Projektligji: Transparencë e përmirësim standardesh
Në dokumentin e publikuar për konsultim publik është propozuar projektligji për disa shtesa dhe ndryshime “për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së......