Europa Postuar më 6 Shkurt 2025, 11:28

Tesla, shitjet në Gjermani bien me 59% - Mbështetja e Musk për ekstremistët e djathtë, ndër faktorët kryesorë

Nga Kristi Ceta

Tesla, shitjet në Gjermani bien me 59% - Mbështetja e Musk për

Shitjet e Tesla-s ranë me 59% muajin e kaluar në Gjermani, ku shefi ekzekutiv i kompanisë Elon Musk u afirmua në politikën kombëtare si kurrë më parë.

Prodhuesi amerikan regjistroi vetëm 1,277 makina të reja në janar, totali më i ulët mujor që nga korriku 2021, sipas Autoritetit Federal Gjerman të Transportit Motorik. Tesla humbi terren të konsiderueshëm në një treg të automjeteve elektrike që u rrit me 54% për janarin. Një arsye që uli kërkesën mund të ketë qenë mbështetja e madhe e Musk për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë.

Tesla gjithashtu pësoi rënie në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë, që do të thotë se shitjet ranë në secilin prej tregjeve më të mëdha evropiane të automjeteve elektrike, pasi CEO i saj ofroi mbështetje për partinë ekstremiste gjermane dhe kritikoi kryeministrin Keir Starmer dhe qeverinë e tij laburiste.

Gjithashtu, Musk ka forcuar pozicionin e tij në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kërcënuar të godasë Bashkimin Evropian me tarifa.

Gjatë një paraqitjeje virtuale në një tubim partie më vonë në janar, CEO i Tesla-s u kërkoi gjermanëve të jenë krenarë për kulturën e tyre dhe, në një referencë të dukshme ndaj mizorive të kohës së nazizmit, dekurajoi "përqendrimin e tepërt në fajet e së kaluarës".

Vërejtjet, të bëra pak para 80-vjetorit të çlirimit të kampit të vdekjes në Aushvic, shkaktuan zemërim në një vend ku përballja me të kaluarën është thelbësore për identitetin e pasluftës.

Shitjet e Tesla-s ranë 63% muajin e kaluar në Francë, që është tregu i dytë më i madh i makinave elektrike në BE, dhe u reduktuan me 12% në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......