Europa Postuar më 23 Janar 2026, 10:14

Tensioni gjeopolitik, financat e eurozonës në pasiguri - Raporti i BERS: Bankat, tendencë shtrëngimi të kreditimit

Nga SCAN TV

Tensioni gjeopolitik, financat e eurozonës në pasiguri - Raporti i

Bankat e eurozonës pritet të hasin vështirësi financimi në treg, veçanërisht me dollarin Amerikan dhe monedha të tjera të huaja, nëse vazhdon pasiguria e lartë gjeopolitike, paralajmëroi Bordi Evropian i Rrezikut Sistemik.

Raporti i BERS erdhi pikërisht në kohën kur tensionet midis Europës dhe SHBA përshkallëzuan këtë javë për shkak të planeve të Presidentit Trump mbi Groenlandën.

Organi më i lartë mbikëqyrës i riskut financiar në BE zbuloi se tronditjet gjeopolitike kanë tendencë të zvogëlojnë huamarrjen e bankave në tregun me shumicë. Kjo për shkak se blerësit e obligacioneve bankare dhe instrumenteve të tjera bëhen më të kujdesshëm ndaj rrezikut gjeopolitik.

Bankat reduktuan huamarrjen e tyre në valutë të huaj përballë pasigurisë së politikave ekonomike.

Analiza tregoi gjithashtu se shitjet e obligacioneve bankare dhe obligacioneve të sigurta ishin më të qëndrueshme pas këtyre tronditjeve, ndërsa financimi përmes letrave me vlerë të mbështetura nga asete dhe hipoteka, ishte më i prekshëm.

Së fundmi, shihet se bankat kanë tendencë të shtrëngojnë ofertën e kredisë kur politika ekonomike e SHBA bëhet më e pasigurt, me një rënie prej rreth 4.5% në totalin e kreditimit dhe një rritje prej rreth 90 pikësh bazë në normat e interesit në bankat që janë më të ekspozuara ndaj Shteteve të Bashkuara.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat