“Të hiqen monedhat një dhe dy cent” -Propozimi i Bundesbank Gjermani, thjeshtim i transaksioneve cash
Shumë vende tashmë po reduktojnw përdorimin e monedhave me prerje të vogla. Thjeshtimi i transaksioneve me para në dorë, është propozimi i Bundesbank për heqjen e monedhave një dhe dy cent euro në Gjermani. Kjo iniciativë, e nisur nga Forumi Kombëtar i Parasë, synon t’i bëjë transaksionet me para më efikase, duke lejuar që faturat të rrumbullakohen në pesë centët më të afërt. Forumi, i cili përfshin përfaqësues të sektorit të shitjes me pakicë, shoqata bankare dhe avokatë të konsumatorëve, po shtyn për një kuadër legjislativ që do të standardizonte rregullat e rrumbullakosjes në të gjithë Evropën. Nëse zbatohet, ky rregull i ri do të thotë që një faturë prej 4,99 euro do të rrumbullakoset në 5,00 euro, ndërsa një faturë prej 1,02 euro do të rregullohet në 1,00 euro. Ky ndryshim, pritet të rrisë atraktivitetin e transaksioneve dhe do të thjeshtonte procesin e qarkullimit të parave. Ekspertët, shpjegojnë se kostot ekonomike dhe mjedisore që lidhen me prodhimin, paketimin dhe transportin e monedhave një dhe dy cent janë në mënyrë disproporcionale të larta në krahasim me vlerën e tyre nominale. Forumi Kombëtar i Parasë, i themeluar në shkurt 2024, kërkon të sigurojë që paratë e gatshme të mbeten një formë e pranuar gjerësisht e pagesës. Nisma vjen mes diskutimeve të vazhdueshme për të ardhmen e parave të gatshme në një ekonomi gjithnjë e më dixhitale.
Disa vende evropiane, kanë lëvizur tashmë drejt reduktimit të përdorimit të monedhave me prerje më të ulët. Finlanda ka një ligj që rrumbullakos pagesat me para në dorë deri në pesë cent, ndërsa monedhat një dhe dy cent ende njihen si mjete ligjore. Shitësit me pakicë në Finlandë nuk u kërkohet të pranojnë këto monedha. Praktika të ngjashme rrumbullakimi janë miratuar në vende të tilla si Holanda, Sllovakia, Irlanda, Italia, Belgjika dhe Estonia. Opinioni publik për monedhat e vogla duket se po ndryshon, me një shumicë të të anketuarve në një studim të fundit të Eurobarometrit në favor të heqjes së monedhave një dhe dy cent.
Sondazh

Serbi, protestë kundër qeverisë - Qytetarët kërkojnë drejtësi për incidentin hekurudhor që shkaktoi 15 viktima
Rrugët e Beogradit janë mbushur me mijëra protestues, që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Pakënaqësitë e qytetarëve janë nxitur më shumë......

Rruga e Arbrit, inaugurohet Tuneli i Murrizit-Balluku: I blinduar në hekur. Në prill përfundon edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kanë inauguruar sot Tunelin e Murrizit, veprën e fundit të “Rrugës së Arbrit”. Në ceremoni......

Çmimet e kafesë “fluturojnë” - Shkaktarë janë kushtet e pafavorshme klimatike dhe kufizimet e eksporteve
Çmimet botërore të kafesë arritën një nivel të lartë shumëvjeçar në vitin 2024, duke u rritur 38.8 për qind nga mesatarja e një viti më parë, kryesisht të......

Dita e Verës nxit tregtinë vendase - Zejtarët: Kjo ditë shërben për të reklamuar produktet tona
Dita e Verës mbush rrugët e Shqipërisë me gëzim, festime dhe aromën e ballokumeve. Kjo festë tradicionale shënon ardhjen e pranverës, duke gjallëruar vendin......

Ulja e çmimit të energjisë, 200 mln lekë kursim - OSHEE: Nga tarifimi me 8.5 lekë/kWh përfituan 1.7 mln abonentë
1.7 mln abonentë kanë përfituar nga ulja e çmimit të energjisë elektrike, teksa vlera e kursyer për faturën e muajit shkurt është 200 mln lekë”. Të dhënat......

Rusia përdor kriptovalutat për tregtinë e naftës - Monedhat digjitale i shërbejnë Kremlinit për të shmangur sanksionet
Rusia po përdor kriptovalutat në tregtinë e saj të naftës me Kinën dhe Indinë për të shmangur sanksionet perëndimore, sipas katër burimeve me njohuri të......

Tuneli i Murrizit hapet për qarkullim - Rruga e Arbrit/Ulen kostot e udhëtimit, banorët pritshmëri për zhvillimin e agroturizmit
Tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Tirana......

Amazon, Google, Meta “nxisin” energjinë bërthamore - Kompanitë mbështesin trefishimin e kapacitetit deri në vitin 2050
Amazon, Google dhe Meta deklaruan se mbështesin përpjekjet për të arritur të paktën trefishimin e energjisë bërthamore në mbarë botën deri në vitin......