Europa Postuar më 6 Shkurt 2026, 11:45

Të ardhurat reale të familjeve për frymë në Evropë - Në cilin vend u rritën më shumë që nga pandemia?

Nga Dorian Koça

Të ardhurat reale të familjeve për frymë në Evropë

Të ardhurat reale të familjeve për frymë në BE janë rritur me rreth 7% që nga periudha para pandemisë, por diferencat midis viteve 2019 dhe 2024 ndryshojnë shumë në vende të ndryshme. Vendet nordike në përgjithësi regjistruan rritje më të vogla, ndërsa shumë vende të Evropës Lindore dhe Qendrore panë një rritje më të fortë. Trendet gjatë dekadës së fundit ndryshojnë gjithashtu në të gjithë Evropën.

Të ardhurat e familjes për person llogariten duke pjesëtuar të ardhurat bruto të disponueshme të rregulluara të një familjeje me popullsinë totale. Kjo tregon se sa para’ kanë familjet në dispozicion për të shpenzuar, ose kursyer. Gjithshka matet pasi zbriten taksat mbi të ardhurat dhe kontributet e pensioneve.

Çështja kryesore është se përfshin edhe vlerën e shërbimeve të tilla si arsimi dhe kujdesi shëndetësor që familjet i marrin falas nga qeveritë dhe organizatat jofitimprurëse.

Kroacia regjistroi rritjen më të fortë të të ardhurave reale familjare për person gjatë këtyre pesë viteve me 26%. Malta regjistroi 24%, Hungaria 20%, Rumania 19% dhe Polonia regjistruan një rritje prej 16%, duke i renditur ato ndër rritjet më të larta. Përveç Maltës, këto vende janë jashtë zonës së euros dhe rritja pasqyron edhe ndryshimet në monedhat kombëtare.

Por, ky nuk është rasti për vendet nordike, që janë në fund të renditjes. Suedia me 1%, Finlanda me 2% dhe Danimarka me 3% regjistruan vetëm një rritje modeste. Sipas OECD-së, në kulmin e krizës COVID-19, normat e papunësisë u rritën më shumë në vendet nordike sesa në vendet e tjera evropiane.

Në përgjithësi, vendet jashtë eurozonës shënuan një rritje më të fortë midis viteve 2014 dhe 2024, me Rumaninë që arriti në 76%.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat