Tarifat “shtyjnë” vajin e ullirit evropian drejt SHBA-së - Prodhuesit spanjollë po konsiderojnë investime të reja në tregun amerikan
Një nga prodhuesit kryesorë të vajit të ullirit në Spanjë po shqyrton mundësinë e një zgjerimi në SHBA në përgjigje të luftës së tarifave të nisur nga Uashingtoni. Gjithashtu, konkurrentët e saj po nxitojnë me eksportet, ndërsa pjesa më e madhe e tarifave të reja është pezulluar.
Spanja prodhon rreth 40% të vajit të ullirit në botë dhe dërgon rreth 180,000 tonë metrikë në vit në Shtetet e Bashkuara.
"Në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, mund të na duhet të bëjmë më shumë investime në Shtetet e Bashkuara, të cilat në fund të fundit janë investime që do të bëhen atje në vend të Evropës", tha Antonio Luque, CEO i Dcoop, një nga dy partnerët e markës më të shitur amerikane Pompeian.
Ai tha se Dcoop, një kooperativë prej 75,000 familjesh në rajonin jugor të Andaluzisë, mund të zgjerojë plantacionet e saj ende modeste të ullirit në Shtetet e Bashkuara, ku Pompeian ka dy fabrika ambalazhimi. Vitin e kaluar, shitjet e Dcoop atje arritën në total 240 milionë euro.
Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur një tarifë prej 10% për importet e shumicës së mallrave evropiane, duke përfshirë vajin e ullirit, megjithëse njoftoi një pauzë 90-ditore të mërkurën për tarifat më të larta "reciproke" prej 25%.
Luque tha se pasiguria rreth politikave tregtare të Trump e bën të vështirë planifikimin, por Dcoop ende shpreson të zgjeronjë pjesën e saj të tregut në SHBA, duke besuar se një tarifë prej 10% nuk do të dëmtonte ndjeshëm shitjet.
Shoqata e eksportuesve spanjollë Asoliva pret që furnizimi me vaj ulliri të rritet gjatë muajve të ardhshëm, falë një rimëkëmbjeje nga një thatësirë e zgjatur. Gjithashtu, rënia e mundshme e çmimeve mund të kompensojë pjesërisht tarifat.
Prodhues të tjerë si Nortoliva, e cila eksporton 10% të prodhimit të saj në SHBA, po përshpejtojnë dërgesat e tyre përpara se të hyjë në fuqi tarifa prej 25%.
"Ne po ngarkojmë porosi të reja në SHBA sot dhe javën tjetër", tha drejtori i përgjithshëm i Nortoliva, Jordi Guiu. "Klientët tanë amerikanë po rrisin porositë, ata duan të përshpejtojnë dërgesat për të shmangur pagesën e tarifës shtesë brenda 90 ditësh," u shpreh ai.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Euro, “fitues” i luftës tarifore - Monedha evropiane “surprizon” analistët, dollari “rrëzohet”
Monedha euro është shfaqur si një fituese surprizë e trazirave të fundit të tregut të shkaktuara nga tarifat, duke u ngjitur në një nivel rekord trevjeçar......

Shqipëria forcon mbrojtjen ndaj armëve kimike - Gati strategjia kombëtare. Shtohen kontrollet në kufi dhe investimet në IA
Shqipëria do të forcojë kontrollet kufitare, kapacitetet njerëzore e materiale, do të përmirësojë legjislacionin dhe rrisë bashkëpunimin me partnerët......

BE, 20 miliardë euro për gigafabrika të “IA” - Synon reduktimin e diferencës me SHBA-në dhe Kinën në këtë sektor
Bashkimi Evropian ka zbuluar detajet e një plani prej 20 miliardë eurosh për të krijuar vende të reja të pajisura me superkompjuterë të mëdhenj në Evropë, që......

Mbi 600 ankesa nga bizneset në një vit-Vendosen 240 gjoba për shkelje të ndryshme, kryeson moslëshimi i faturave
Mbi 600 ankesa janë depozituar pranë administratës tatimore për subjektet gjatë vitit 2024. Konkerisht Sektori i Trajtimit të Ankesave për periudhën 1......

Dërgesat me postë, rritje me 8.7% në 2024-AKEP: Shërbimi universal postar vijon të përdoret më tepër
Mbi 25 milionë objekte të dërguara me postë. Ky është bilanci i kompanive postare gjatë vitit 2024, të cilat kanë shënuar një rritje me 8.7% të dërgesave në......

14 prill, Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me BE-Hapet grupkapitulli për Tregun e Brendshëm
Ditën e hënë do të mbahet në Luksemburg Konferenca e Katërt Ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Evropian për hapjen e grupkapitullit të dytë të acquis......

“Jeta dhe Vdekja” / “GOCAT” sjell përjetimet personale të Faton Kryeziut për Luftën e Kosovës!
Galeria më e madhe e artit bashkëkohor në Tiranë, “GOCAT”, krijuar nga Fondacioni Mane, ka hapur dyert për ekspozitën më të re, “Jeta dhe Vdekja”, nga Faton......

Qiradhënia e pasurive të konfiskuara - Interesi i qytetarëve sa vjen e rritet. Dyfishohen të ardhurat në tremujorin e parë
Është shtuar interesi i qytetarëve për të marrë me qira pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga shteti. Në tre muajt e parë të 2025 rezulton të jenë......