Tarifat e Trump “trondisin” industrinë britanike - Prodhimi i makinave arrin nivelin më të ulët në 76 vjet
Prodhimi i makinave në Mbretërinë e Bashkuar ra në nivelin më të ulët që nga viti 1949, kryesisht për shkak të tarifave amerikane. Marrëveshja e re me SHBA-në për uljen e taksave të importit dhe mbështetja e qeverisë britanike priten të sjellin përmirësime në sektor.
Prodhimi i makinave në Mbretërinë e Bashkuar në muajin maj ra në nivelin më të ulët që nga viti 1949, ndërsa tarifat amerikane goditën eksportet.
Prodhimi ra me gati një të tretën nga një vit më parë në 49,810 njësi, sipas Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve (SMMT). Duke përjashtuar periudhën e pandemisë në vitin 2020, kjo ishte shifra më e ulët në 76 vitet e fundit.
Eksportet në SHBA u përgjysmuan ndërsa tarifat e Presidentit Donald Trump detyruan disa prodhues automjetesh në Mbretërinë e Bashkuar të ndalonin dërgesat.
Megjithatë, taksat e importit të SHBA-së për makinat në Mbretërinë e Bashkuar do të ulen deri në fund të qershorit, duke rikthyer optimizmin në treg.
Rënia e eksporteve në Shtetet e Bashkuara erdhi pasi administrata Trump njoftoi tarifa të reja prej 25% për makinat dhe pjesët e tyre në muajin mars. “Kjo kërkesë detyroi menjëherë shumë prodhues të ndalonin dërgesat", tha Shoqata.
Jaguar Land Rover pezulloi dërgesat në SHBA në prill, ndërsa Aston Martin uli eksportet. Pjesa e SHBA-së në tregun eksportues të Mbretërisë së Bashkuar ra nga një e pesta në pak më shumë se një të dhjetën në maj.
Prodhimi u godit gjithashtu edhe nga përpjekjet e fabrikave për t’u përshtatur me ndërtimin e makinave elektrike.
Në maj, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar arritën një marrëveshje që përfshinte uljen e taksave të importit për 100,000 makina britanike në vit nga 25% në 10%. Kjo përputhet me numrin e automjeteve që Mbretëria e Bashkuar eksportoi vitin e kaluar. Çdo makinë e eksportuar mbi kuotën do t'i nënshtrohet një takse prej 27.5%.
Shoqata e Prodhuesve tha gjithashtu se strategjia industriale e Mbretërisë së Bashkuar e shpallur së fundmi përfshin kosto më të ulëta të energjisë për prodhuesit dhe një fond prej 2.5 miliardë paundësh për kapitalin dhe zhvillimin e automobilave.

Zjarret shkaktuan 16.75 mln euro dëme në pyje - Deri më tani flakët kanë shkumbuar gati 2800 hektarë
Temperaturat po rriten, dhe së bashku me to, po rritet edhe dëmi nga zjarret që po përfshijnë mijëra hektarë pyje në Shqipëri. Sipas të dhënave të European......

Kanadaja anulon taksën digjitale për SHBA-në - Synon të çojë përpara bisedimet tregtare me Uashingtonin
Kanadaja anuloi taksën digjitale 3% ndaj kompanive të teknologjisë amerikane, për të shmangur përplasjen tregtare me Shtetet e Bashkuara. Ky vendim erdhi......

A krijon realisht vende pune turizmi për të rinjtë? Po! Punësimi rritet ndjeshëm në muajt e verës dhe bie sapo mbaron sezoni
Çdo verë, bregdeti shqiptar po gjallërohet gjithmonë e më shumë. Rrugët mbushen, restorantet punojnë pa pushim, dhe dhomat e hoteleve prenotohen javë......

Takim BE-Ballkan Perëndimor në Shkup - Fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes Ekonomike
Ditën e sotme po zhvillohet një takim në Shkup midis 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian. Fokusi i këtij takimi do të jetë......

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka vijuar rënien e tij edhe këtë fillim jave duke u blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe duke u shitur......

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje - Vendi mund të përfitojë mbi 880 mln euro nga Plani i Rritjes
Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë. Bllokada politike pas......

Mbyllet minimatura, klasat e nënta japin provimi i fundit - Në të gjithë vendin 28 mijë nxënës testohen në gjuhën e huaj
Rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të......

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm
Shqipëria i bashkohet vendeve si SHBA-ja, Japonia, Zvicra, Arabia Saudite, Tajlanda, Italia dhe Egjipti në ambicien për t’u kthyer në një destinacion udhëtimi......