“Tarifat do të vonojnë normalizimin e politikës monetare” - BQE rendit pasojat e luftës tregtare globale dhe inflacionit të lartë
Zyrtari i Bankës Qendrore Evropiane, Yannis Stournaras tha se inflacioni më i lartë dhe një luftë tregtare globale pas vendosjes së tarifave të Presidentit amerikan Donald Trump mund të vonojnë normalizimin e politikës monetare të eurozonës.
Sturnaras, i cili është gjithashtu guvernator i Bankës së Greqisë, tha në mbledhjen vjetore të aksionerëve se çdo rigjallërim i mëtejshëm i inflacionit ose pritshmërive inflacioniste mund të vonojë apo edhe të ndalojë procesin e normalizimit të politikës monetare, duke përkeqësuar kushtet financiare dhe vrullin e rritjes.
Një përplasje në tregjet financiare globale, e shkaktuar nga skema e tarifave të SHBA-së, ka sjellë më afër një tjetër ulje të normës së BQE-së për javën e ardhshme dhe mbështet argumentet për lehtësim edhe më të shpejtë të politikave nga banka e dytë qendrore më e madhe në botë, thonë ekonomistët.
Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, edhe vendet e tjera ku SHBA nuk ka vendosur detyrime do ta ndienin ngadalësimin e tregtisë globale, tha Stournaras, pasi ekonomitë globale janë të ndërthurura.
Bankeri qendror i Greqisë shpjegoi se tarifat e vendosura mbi importet nga një vend do të preknin shtetet e tjera që marrin pjesë në zinxhirët e vlerës globale, edhe nëse nuk do të vendoseshin tarifa dhe kundërmasa.
Ekonomia e Greqisë, që pritet të rritet me një normë prej 2.3% këtë vit dhe të vazhdojë të tejkalojë vendet e tjera të eurozonës, do të ketë ndikim të kufizuar të drejtpërdrejtë nga detyrimet e SHBA-së, tha Stournaras.
Por vendi, që eksporton vaj ulliri, dhe djathë feta në Shtetet e Bashkuara, mund të shohë rënie të kërkesës për produktet dhe shërbimet e tij. Gjithashtu, rritja e pasigurisë globale mund të zvogëlojë oreksin për investime në Greqi, ndërsa rimëkëmbet nga kriza e borxhit në vitet 2009-2018.
Për Athinën, përgjigja ndaj këtyre sfidave qëndron në mbajtjen e politikës së besueshme fiskale, tërheqjen e investimeve dhe zbatimin e reformave, shtoi Sournaras.
Sondazh

Paralajmërim për udhëtimet në Itali e Greqi: Grevat e punonjësve të aviacionit do të ndikojnë fluturimet!
Udhëtimi ajror përballet me ndërprerje në Europë këtë javë pasi punonjësit në sektorin e aviacionit kërcënojnë të largohen. Grevat janë planifikuar për sot,......

Rënie e fortë për Dollarin dhe Paundin – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të fortë të vlerës në raport me dje duke vijuar të humbasë pikë përgjatë kësaj jave duke u blerë këtë mëngjes me 88.8......

Guvernatori Gent Sejko, takim me delegacionin e BERZH: Ekonomia shqiptare do vijojë trendin e rritjes
Guvernatori Sejko zhvilloi sot një takim me delegacionin e BERZH të kryesuar nga zj. Aleksandra Vukosavljevic, Drejtore për Institucionet Financiare për......

"Në Shqipëri do të prodhohen anije luftarake"-Nënshkruhet marrëveshja midis KAYO dhe Fincantieri
Është nënshkruar këtë të martë marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO, kompanisë shtetërore për sigurinë,......

Pagesa online për kuponat e ID-së dhe pasaportës-Hoxha: Kartat e identitetit prodhohen brenda 1-3 ditësh
Të gjitha pagesat për kuponat e pajisjes me kartë ID apo pasaportë do të kryhen online. Këto janë disa nga risitë që Ministria e Brendshme dhe Kompania......

AAPSK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja priti në një takim z. John Tacey,......

Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret - Metoda e re identifikon vatrat e mundshme, analizon faktorët e rrezikut
Një institut evropian i kërkimit klimatik po përdor inteligjencën artificiale (IA) për të parashikuar më saktë probabilitetin e zjarreve në të gjithë......

“Skanimi ka ulur ndjeshëm kontrabandën” - Rama: Porti i Durrësit do të jetë me nivelin më të lartë të teknologjisë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një aktivitet të zhvilluar në Portin e Durrësit, ku u takua me përfaqësues të bizneseve të transportit, për të dëgjuar......