Taksë 10% për Google e Facebook - Gjermania shqyrton vendosjen e masave ndaj platformave digjitale
Gjermania po shqyrton një taksë prej 10% për platformat e mëdha “online” si Google dhe Facebook, thanë burime nga Ministria e Kulturës në vend. Ky veprim pritet të rrisë tensionet tregtare me administratën Trump.
Propozimi vjen ndërsa kancelari Friedrich Merz pritet të udhëtojë së shpejti në Uashington për t'u takuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, megjithëse takimi nuk është njoftuar ende zyrtarisht. Trump në të kaluarën ka thënë se nuk do të lejojë që qeveritë e huaja të "përvetësojnë bazën tatimore të Amerikës për përfitimin e tyre".
Ministria e Kulturës tha se zyrtarët po hartonin një propozim legjislativ, ndërsa kërkonin gjithashtu bisedime me operatorët e platformave. "Këto korporata bëjnë miliarda dollarë biznes në Gjermani me marzhe fitimi jashtëzakonisht të larta dhe përfitojnë shumë nga prodhimi mediatik dhe kulturor i vendit, si dhe nga infrastruktura e tij, por ato paguajnë shumë pak taksa dhe investojnë shumë në vend", thanë burime brenda ministrisë.
Partitë qeverisëse të Gjermanisë ranë dakord më parë këtë vit për të shqyrtuar vendosjen e një takse për shërbimet digjitale, por kjo nuk ishte në listën e prioriteteve të koalicionit. Qeveria e re ende nuk e ka aprovuar propozimin, sipas zyrtarëve.
Nëse Gjermania vazhdon me taksën mbi të ardhurat për ofruesit e shërbimeve digjitale, ajo do t'i bashkohej një grupi vendesh të tjera që e kanë realizuar këtë, si Britania, Franca, Italia, Spanja, Turqia, India, Austria dhe Kanadaja.
Gjatë mandatit të parë të Trump, zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së nisi një hetim mbi praktikat e padrejta tregtare kundër disa prej këtyre vendeve. Sipas tyre, ato praktika diskriminonin kompanitë amerikane, duke hapur rrugën për tarifa hakmarrëse për importe të caktuara.
Mendimi juaj

Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet me 500.000 banorë - Enti Shtetëror i Statistikave jep projeksionet deri në vitin 2070
Maqedonia e Veriut po përballet me një krizë demografike të thellë, për të cilën ekspertët po japin alarmin.Të dhënat e fundit të publikuara nga Enti......

Energjia e prodhuar nga era - ERE nis procedurat për licencimin e një kompanie, e para për këtë vit
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur për herë të parë këtë vit të nisë procedurat për licencimin e një kompanie për prodhimin e energjisë elektrike nga......

KESH i rikthehet blerjeve të energjisë - Hap procedurën për 33.600 mWh, deri tani janë shpenzuar 38 mln euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare iu është rikthyer blerjeve të energjisë, pas më shumë se 2 muajve që nuk kryente asnjë procedurë tenderuese. Ky dikaster......

16 mln lekë për argjinaturën e lumit Dunavec - Eliminohet përmbytja e 3,620 ha tokë bujqësore në Korçë
Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit Dunavec në Korçë dhe rehabilitimit të argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë......

Rikthimi i emigrantëve përballë flukseve të ikjes - Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?
Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën......

Euro më e lirë, por çmimet nuk janë ulur - Importet, tregjet lokale nuk pasqyrojnë ndryshimin
Pavarësisht se zhvlerësimi i euros ka ndikuar në uljen e kostos së produkteve të importuara, çmimet për konsumatorët shqiptarë vazhdojnë të jenë në rritje.......

Sa paguajnë shqiptarët me kartë? - BSH: Në 3 muaj u realizuan 5.8 mln transaksione përmes terminaleve POS
Shqiptarët po i kryejnë gjithnjë e më shumë pagesat me kartë në dyqane. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pagesat me kartë në......

Qendër ekselence për sigurinë kibernetike - Masa ndaj sulmeve/ Si do të funksionojë ajo?
Qeveria do të ketë një Qendër Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike. Në “Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030”, të hedhur......