Europa Postuar më 18 Shtator 2025, 12:55

Taksat e ulëta apo shërbimet publike/ Cilat preferohen më shumë nga qytetarët evropianë?

Nga Kristi Ceta

Taksat e ulëta apo shërbimet publike/ Cilat preferohen më

Do të paguanit më shumë taksa për shërbime publike më të mira apo do të pranonit shërbime më të dobëta në këmbim të kontributeve më të ulëta? Qytetarët evropianë janë të ndarë, por më shumë njerëz mbështesin uljen e taksave.

Katër nga dhjetë qytetarë të BE-së (39%) pajtohen me idenë se "taksat janë shumë të larta dhe ata do t’i preferonin më të ulëta, edhe nëse kjo nënkupton shërbime publike më të dobëta". Këto shërbime përfshijnë kujdesin shëndetësor, arsimin dhe infrastrukturën publike. “Vështirësitë ekonomike në Evropë për momentin mund të shpjegojnë këtë rënie të mbështetjes për taksa më të larta,” shprehen analistët.

Nga ana tjetër, më shumë se një e katërta (27%) e qytetarëve në BE mbështesin “pagesën e taksave më të larta për shërbime më të mira publike”. Një përqindje e ngjashme (26%) mbështet nivelin aktual të taksave dhe shërbimeve publike. Ndërkohë, 8% e të anketuarve janë të pasigurt.

Sllovakia (59%), Kroacia (57%), Estonia (53%) dhe Sllovenia (50%) janë në krye të listës së vendeve që propozojnë se taksat janë shumë të larta dhe duhet të ulen, edhe nëse kjo ndikon në cilësinë e shërbimeve publike. Mbështetje e lartë për uljen e taksave vërehet edhe në Greqi dhe Rumani (48%). Sipas ekspertëve, njerëzit zakonisht kundërshtojnë rritjen e taksave nëse nuk i besojnë qeverisë dhe kanë frikë se fondet shtesë do të keqpërdoren nga zyrtarët publikë.

Vendet nordike si Finlanda (22%), Suedia (24%) dhe Danimarka (26%) tregojnë mbështetjen më të ulët për reduktimin e taksave në kurriz të shërbimeve publike, me vetëm një në katër njerëz të gatshëm ta përkrahin këtë ide.

Në përgjithësi, shtetet e Evropës Lindore dhe Qendrore priren më shumë drejt uljes së taksave kundrejt shërbimeve më të dobëta. Ndërkohë, vendet e Evropës Veriore dhe Perëndimore janë më pak të gatshme të sakrifikojnë shërbimet publike.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat