“Taksat e energjisë po pengojnë Evropën” - Industritë paguajnë tarifa 2-3 herë më të larta se në SHBA
Qeveritë që kërkojnë mënyra për të ndihmuar industritë në vështirësi të Evropës duhet të godasin taksat e larta të energjisë së kontinentit, të cilat po gërryejnë konkurrencën, tha kreu i grupit të industrisë Eurelectric.
Bashkimi Evropian është duke hartuar një paketë masash për të mbështetur industritë, pasi gjigantët e prodhimit paralajmërojnë mbyllje të fabrikave dhe humbje të mijëra vendeve të punës.
Leonhard Birnbaum, President i grupit të industrisë Eurelectric, tha se problemet e industrive të Evropës janë të shumta, duke përfshirë një treg më të fragmentuar se Kina dhe akses të vështirë në kredi, por duhet gjetur një lehtësim i shpejtë duke hequr nga çmimet e energjisë çdo kosto që nuk lidhet me strukturën e industrisë.
"Ne e vlerësojmë që shtetet kanë nevojë gjithmonë për më shumë para, por nëse vërtet dëshironi të elektrifikoni, atëherë nuk mund të keni, për shembull, një barrë tatimore mbiproporcionale për energjinë elektrike në krahasim me barrën tatimore për gazin," shtoi Birnbaum.
Industritë e BE-së paguajnë çmime të energjisë 2-3 herë më të larta se ato në SHBA. Taksat përbënin mesatarisht 23% të çmimit të energjisë elektrike me pakicë të paguar nga firmat me energji intensive të Evropës në vitin 2023, sipas analizës së Bruegel.
Por shumë nga këto taksa vendosen nga qeveritë kombëtare dhe jashtë kontrollit të BE-së. Negociatat midis vendeve të BE-së për të ndryshuar rregullat tatimore të BE-së në favor të burimeve më të pastra të energjisë kanë ngecur që nga viti 2021.
Çmimet e energjisë elektrike me shumicë në Evropë muajin e kaluar u ngjitën në nivelet më të larta në më shumë se një vit, megjithëse mbeten shumë nën kulmin e tyre në 2022, pasi Rusia pushtoi Ukrainën dhe uli dërgesat e gazit në BE.
Sondazh

Turizmi i vjeshtës, rritet numri i vizitorëve në nëntor/ Rreth 11.1 mln shtetas të huaj zgjodhën Shqipërinë gjatë 11-mujorit
Gjatë muajit nëntor 2024, në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë 1,265,009 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 15.1%......

Energjia diellore arrin 6.75% të totalit - Rritja, nga hyrja në prodhim e centraleve të rinj fotovoltaikë
Pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë 10-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të......

Rreziku i varfërisë, si renditet Shqipëria? Jemi 3.5 pikë larg mesatares europiane. Vendet Baltike, me normën më të lartë
Në vitin 2023, rreth 16.2% e popullsisë së BE-së, ose rreth 71.7 milionë njerëz ishin në rrezik të varfërisë, referuar të dhënave të “Agjencisë Europiane të......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje sot duke u blerë me 93.8 lekë dhe duke u shitur me 95 lekë sipas kursit të këmbimit lokal Monedha europiane blihet......

Garancitë sovrane, sa e kanë rritur kreditimin e bizneseve? - Bankat: Janë përdorur shumë pak. Ndërmarrjet, të pandërgjegjësuara
Si për bankat, ashtu edhe për institucionet e mikrofinancës, skemat e garancisë sovrane janë katalizatorë për rritjen e kredisë. Megjithatë, ato janë......

MBZHR nxit konsumin e produkteve shqiptare: Janë marrë masa strikte për mandarinat në tregun vendas!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxit konsumin e produkteve shqiptare për festat e fundvitit dhe në vazhdim. Për vitin 2024 mbi 85% e prodhimit të......

SHBA synojnë mbi 60% ulje emetimesh në 2035 - Por objektivat klimatikë do të varen nga politikat e Administratës Trump
Administrata në ikje e Joe Biden ka angazhuar SHBA-në që të reduktojë emetimet e gazeve serrë mes 61% dhe 66% nën nivelet e vitit 2005 deri në......

Presidenti rumun emëron kryeministrin aktual për të udhëhequr qeverinë e re pro-europiane!
Presidenti i Rumanisë emëroi të hënën kryeministrin aktual Marcel Ciolacu për të udhëhequr një qeveri të re të koalicionit pro-evropian pas anulimit të......