Taksa e gjelbër, nga janari 2027 - Familjet greke përballen me 800 milionë euro kosto shtesë

Rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit priten nga 1 janari 2027, me hyrjen në fuqi të tarifave të reja që do të prekin familjet dhe bizneset në të gjithë Greqinë. Karburantet fosile, si benzina, nafta, gazi natyror dhe çdo tjetër lloj karburanti që emeton ndotës do të tarifohen, me qëllim uljen e emetimeve me 42% deri në vitin 2030, krahasuar me 2005.
Komisioni Evropian ua ka kaluar përgjegjësitë shteteve anëtare për të zbutur ndikimin e rregullores së re mbi familjet dhe bizneset. Duke u afruar data e zbatimit dhe duke njohur presionet mbi çmimet e energjisë dhe konkurrueshmërinë e bizneseve, Brukseli dha disa rekomandime për shtetet anëtare dhe njoftoi se do të publikojë udhëzime shtesë për reduktimin e taksave mbi energjinë.
Qeveria greke është përballur me protesta nga operatorët ekonomikë në sektorët që do të preken nga rregullorja, pasi kostot janë të papërballueshme. Bëhet fjalë për rreth 1 miliard euro në vit për periudhën 2027-2032 dhe më shumë në rast luhatjesh të larta të çmimeve të karbonit.
Mbi 150,000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të preken nga masa, si dhe më shumë se 1.5 milionë familje, që tashmë kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave për energji dhe transport.
Sipas një studimi të Institutit për Politikat Evropiane të Energjisë dhe Klimës (IEECP), ndërmarrjet e vogla dhe të mesme greke do të përballen me një kosto shtesë prej 2 miliardë eurosh për periudhën 2027-2032, apo rreth 330 milion euro në vit, që mund të arrijë deri në 3 miliardë në rast të çmimeve më të larta.
Ngarkesa totale mbi konsumatorët vlerësohet në 800 milionë euro në vit, bazuar në çmimet aktuale të dioksidit të karbonit (€45 për ton) dhe duke supozuar se konsumi i karburanteve në 2027 do të jetë i njëjtë si sot.
Sa vlen realisht paga minimale në Maqedoninë e Veriut? - Nuk mbulon nevojat bazike të familjeve. Çmimet e ushqimeve, mbi 30% rritje
Në letër, paga minimale në Maqedoninë e Veriut është 24,379 denarë apo rreth 397 euro. Por në realitet, kur i mbledh të gjitha shifrat, si çmimet, faturat,......
Kriza e ujit në Evropë - Si shpërdorimi i tij “përforcon” sfidat klimatike dhe kushton miliona euro?
Shpërdorimi i ujit po “forcon” krizën klimatike dhe po dëmton qëndrueshmërinë ekonomike. Një raport i ri nga Danfoss paralajmëron se konsumi i energjisë nga......
“Albanian Soundscapes” në Dubai, Gonxhja: Shqipëria prezantohet si një histori suksesi
Sot, në Future Hospitality Summit 2025 në Dubai, u hap pavijoni shqiptar “Albanian Soundscapes”, kuruar nga AKPT dhe AZHT, i cilësuar si një nga më të......
Spiropali-Kallas: Integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në BE, një investim strategjik
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e së hënës në Bruksel nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe......
Rama takim me Princin Kurorës në Pallatin Mbretëror të Arabisë Saudite: Diskutuam për bashkëpunimin
Kryeministri Edi Rama është pritur nga princi i Kurorës dhe kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, në Pallatin Mbretëror në Riad të Arabisë Saudite. Rama......
Takimi i Bukureshtit, Balluku: Koridor energjetik Rumani - Bullgari - Maqedoninë e Veriut – Shqipëri - Itali
Në Bukuresht, në Takimin e Nivelit të Lartë me Ministrat e Energjisë nga Europa Qendrore dhe Juglindore mes të tjeravë është diskutuar edhe për një koridor......
Raportimi në Kuvend, Dumani: SPAK ka sekuestruar 65.5 mln euro pasuri të krimit
Kreu i SPAK, Altin Dumani prezantoi në Kuvend raportin e SPAK për vitin 2024. Në fjalën e tij, Dumani theksoi se SPAK në vitin që lamë pas, ka sekuestruar......
Future Investment Initiative, kryeministri Rama në Riad për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit
Riad - Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII) Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin......




