Suedia, plani i mbrojtjes: 30 miliardë dollarë në 10 vjet - Aktualisht shpenzimet e mbrojtjes janë 2.4 për qind të GDP
Suedia po planifikon një rritje në shpenzimet e mbrojtjes në 3.5 për qind të GDPsë së saj, në përputhje me atë që kryeministri i vendit pret të jetë një objektiv i ri i shpenzimeve në të gjithë NATO-n. Ulf Kristersson tha në një konferencë shtypi se “supozimi i tij i kualifikuar” është se NATO do të vendoste objektivin prej 3.5 për qind në samitin e aleancës në korrik. Dhe Suedia tashmë po planifikon të arrijë këtë pikë “brenda pesë viteve”, tha ai, shkruajnë mediat e huaja.
Masa e Stokholmit, megjithatë, vjen me një kosto të madhe prej 30 miliardë dollarë – apo rreth 28 miliardë euro, të cilat vendi planifikon të marrë hua nëse propozimi miratohet nga parlamenti.
Legjislacioni do të paraqitet më 15 prill dhe do të votohet deri më 20 qershor, ka thënë një zëdhënës i qeverisë. Shpenzimet aktuale të mbrojtjes të Suedisë janë në 2.4 për qind të GDP-së – tashmë mbi objektivin prej 2 për qind të NATO-s – me plane për ta rritur atë në 2.6 për qind deri në vitin 2028.
Ndërsa “Moderaty Party” në pushtet ka një koalicion me “Sëeeden Democrats” në parlament, ata synojnë të kërkojnë mbështetje të gjerë për nismën. Kristersson ishte i sinqertë në lidhje me motivimet e tij, duke pranuar se rritja ka për qëllim pjesërisht ruajtjen e marrëdhënieve të forta me Shtetet e Bashkuara. “Kjo do të përfaqësonte një fuqizim të rëndësishëm të NATO-s evropiane. Të mos harrojmë se është NATO-ja evropiane që po testohet tani”, ka shtuar Kristersson.
Është shumë herët për të specifikuar se si do të ndahen fondet, megjithëse supozohet se bëhet fjalë për drone, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione.
Sondazh

Ekonomia e vendit u rrit me 3.96% në vitin 2024/ Turizmi mbajti peshën kryesore të “udhëheqjes” drejt shifrës
Me të dhënat e tremujorit të fundit, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2024, i cili mbështetur në shifrat tremujore, duket se ka shënuar......

Rama: Tani është koha për të investuar në Shqipëri - Nënshkruhen 5 memorandume mirëkuptimi në "Match Maker Albania"
Është zhvilluar eventi kryesor i vitit për biznesin,"Match Maker Albania", i cili bëri bashkë mbi 800 investitorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë nga më shumë se......

Shqiptarët po largohen edhe me letra! - Rreth 900 shqiptarë hoqën dorë nga pasaporta përgjatë vitit 2024
Jo vetëm që po emigrojnë, por gjithnjë e më shumë qytetarë po heqin dorë edhe nga pasaporta shqiptare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë......

BE afër fazës përfundimtare të “euros digjitale” - Kanë lindur shqetësime për heqjen e parasë fizike
Bashkimi Evropian po i afrohet fazës përfundimtare të zhvillimit të “euros digjitale”, një hap i konsideruar si hapi i parë drejt zëvendësimit të plotë të......

AAPSK publikon katalogun e pasurive të sekuestruara, tjetër hap në drejtim të transparencës dhe mirëadministrimit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë katalogun e pasurive të sekuestruara, një nismë......

Tarifat e makinave, BE “studion” kundërpërgjigjen - Von der Leyen thekson nevojën për një zgjidhje të negociuar
Një ditë pas misionit të Komisionerit të Tregtisë së BE-së, Maros Sefcovic, në Uashington, Donald Trump shpalli tarifat e reja doganore prej 25 % për të......

Park Ligatinor, investime në Liqenin e Shkodrës - Lidhet kontrata, synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore në veri
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar lidhjen e kontratës me vlerë 731 mijë euro për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse......

Sa janë detyrimet e bankave ndaj borxhit të jashtëm? - BSH: Rreth 46% zotërohet nga qeveria. Ato në obligacione pësuan rënie
Rreth 46% e borxhit të jashtëm të Shqipërisë zotërohet nga qeveria, ndërkohë që pjesa e mbetur paraqitet e shpërndarë midis sektorëve të tjerë, bankave të......