Spanja ul TVSH për karburantin - Nga 21% në 10% për të “zbutur” çmimet

Spanja uli Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) mbi produktet hidrokarbure në 10% nga 21%, si pjesë e masave për të zbutur goditjen ekonomike nga konflikti në Lindjen e Mesme.
Madridi gjithashtu planifikon të pezullojë akcizën mbi hidrokarburet, gjë që do të çonte në një ulje të menjëhershme të çmimit të naftës dhe benzinës midis 0.30 euro dhe 0.40 euro për litër.
Sipas raportit, qeveria do të eliminojë një taksë prej 5% mbi konsumin e energjisë elektrike. Ministrat thanë më parë këtë javë se masat do të përfshijnë ndihmë për sektorët ekonomikë më të ekspozuar ndaj krizës, por shtuan se prodhimi i lartë i energjisë së rinovueshme në vend do të thotë që ekonomia e saj ishte më pak e ekspozuar ndaj ndikimit të rritjes së çmimeve të naftës të shkaktuara nga lufta.
Vendimi i qeverisë spanjolle është një ndër masat e shumta që po merren nga shtetet anëtare të BE. Një ditë më parë qeveria italiane hoqi përkohësisht akcizën e karburantit për 20 ditë, duke bërë që një litër të kushtojë 25 cent më pak.
Masat e tjera të parashikuara, kredia tatimore për transportin rrugor dhe ajo për peshkimin, kanë një vlerë prej përkatësisht 100 milionë euro dhe 10 milionë euro. Pjesa më e madhe e financimit sigurohet nga shkurtimet për ministritë.
“Punoni nga shtëpia, shmangni udhëtimet ajrore”! - Këshillat për kursime nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila këtë muaj ra dakord për një lirim rekord të naftës nga rezervat strategjike për t'u përballur me efektet e......
SHBA armatos vendet e Gjirit Persik - Trump përdor fuqitë e emergjencës me 23 miliardë dollarë
Administrata Trump ka vazhduar me shitjen e armëve me vlerë rreth 23 miliardë dollarë për tre vende të Gjirit, duke lëvizur për të forcuar mbrojtjen e tyre,......
Deklaratat e Bessent ulin naftën - Aleatët kërkojnë të rrisin furnizimin dhe të çlirojnë Ngushticën e Hormuzit
Çmimet e naftës ranë të premten, ndërsa vendet kryesore evropiane dhe Japonia ofruan të bashkohen në përpjekjet për të siguruar kalim të sigurt për anijet......
Qeveria miraton vendimet për “Paketën e Maleve”, 103 zona zhvillimi me përparësi në 9 bashki
Në Mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar zonat me zhvillim prioritar për Paketën e Maleve. Sipas vendimeve përkatëse në këto zona janë të përcaktuara......
Plotësohet Këshilli Mbikqyrës i BSH, Olta Rushaj propozimi i fundit i qeverisë
Në mbledhjen e tij të sotme Këshillimi i ministrave ka propozuar kandidaturën e znj. Olta Rushaj për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.......
Projektiligji, merr formë Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore
Qeveria në mbledhjen e sdaj të sotme ka miratuar ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Sipas draftit që tashmë pritet të kalojë për miratim......
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit
Hapet për qarkullimin e automjeteve ura e Milotit. Në muajin korrik të vitit të kaluar në këtë vepër, e cila ka një gjatësi prej 781 ml, u konstatuan......
Malaj takim me ekipin e Bankës Botërore - Diskutime mbi bashkëpunimin dypalësh
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim pune me një ekip të Bankës Botërore, i përbërë nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin......


