Spanja, me rritjen më të fortë ekonomike në eurozonë - Turizmi, bujqësia dhe eksportet nxitën zgjerimin në vitin 2024
Spanja pati rritjen më të fortë ekonomike të eurozonës në vitin 2024, duke tejkaluar pritshmëritë e Bankës Qendrore. Rritja e shpejtë u ndihmua nga turizmi, industria bujqësore dhe eksportet e larta.
Ekonomia e Spanjës u zgjerua me 3.2% në vitin 2024, duke tejkaluar ndjeshëm homologët e saj në eurozonë, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave.
Ministria e Ekonomisë njoftoi se qeveria do të rrisë parashikimin e saj për këtë vit mbi 2.4% pas publikimit të të dhënave vjetore. Shifrat reflektojnë një bum turistik, si dhe një industri të fortë bujqësore dhe eksporte më të larta.
Turizmi, i cili përfaqëson rreth 13% të ekonomisë, ka lulëzuar pasi kriza COVID-19 paralizoi udhëtimet. Një rekord prej 94 milionë turistësh u dyndën në vendin e dytë më të vizituar në botë vitin e kaluar.
Ekonomia u zgjerua me 0.8% në tremujorin e katërt, në raport me tre muajt paraardhës. Analistët kishin parashikuar që produkti i brendshëm bruto të rritej me 0.6% nga tremujori në tremujor.
Ritmi i rritjes për vitin 2024 ishte më i shpejtë se 2.7% e parashikuar nga qeveria dhe nga 3.1%, që kishte parashikuar Banka Qendrore.
“Spanja vazhdon të udhëheqë rritjen e zonës euro, me një rritje të PBB-së katër herë më të lartë se eurozona në tërësi”, njoftoi ministria.
Fuqia e ekonomisë së Spanjës është në kontrast me vendet e tjera të mëdha në zonën e monedhës së përbashkët. Ditët e fundit, Franca dhe Gjermania kanë ulur perspektivat e tyre për këtë vit përkatësisht në 0.9% dhe 0.3%, ndërsa Italia pret një rritje prej 1.2%.
Sondazh

Energjia elektrike, “kyç” për uljen e gazeve - Komuniteti i Energjisë kërkon mekanizma shtesë për të përshpejtuar tranzicionin
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kërkon përfshirjen e mekanizmave shtesë për të përshpejtuar tranzicionin e energjisë në të gjithë shtetet anëtare,......

Si do gjurmohen transaksionet e dyshimta? - Rastet kur raportohen/ Bankat dhe pikat valutore krijojnë profilin e rrezikut për klientët
Institucionet bankare dhe jo bankare, shoqëritë e kursim kreditit apo pikat e këmbimit valutor, janë të detyruara të gjurmojnë dhe raportojnë çdo transaksion......

Energjia, pak oferta nga furnizuesit privatë - ERE ka vendosur detyrimin, por vetëm 4 kompani janë bërë pjesë e platformës
Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike kanë detyrimin të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti......

Gazheli: Doganat, analiza e riskut me inteligjencë artificiale - Dhoma Amerikane organizon forum biznesi për sipërmarrjen 2025
Dhoma Amerikane organizoi një forum biznesi me në fokus procedurat doganore dhe sipërmarrjen 2025. Disa nga çështjet që u ngritën në këtë forum ishin......

Rritet euro, këmbehet me 100 lekë - Përmirësohet ndjeshëm pas një zhvlerësimi të fortë disamujor
Pas muajsh të tërë zhvlerësimi të euros në raport me lekun, monedha evropiane është këmbyer tashmë me 100 lekë. Që prej gushtit, euroja kishte rënë poshtë......

Kush është Tulsi Gabbard kandidatja e Trump për inteligjencën kombëtare dhe pse ka ngritur alarmin në të gjithë botën?!
Ndërsa presidenca e dytë e Donald Trump po fillon, shumë nga të emëruarit e tij në kabinet po tërheqin zemërim nga kundërshtarët e tij politikë. Pete......

BSH: Rënia e interesit të bonove të thesarit uli çmimin e kredisë për individët dhe biznesin!
Banka e Shqipërisë njoftoi se norma e interesit të bonove të thesarit shënoi rritje të lehtë në ankandin e së martës. Sipas BSH në ankandin e kësaj jave u......

Urdhri Ekzekutiv i SHBA/ Çfarë Ndodh me Fondet për Shqipërinë? - Ilaçet dhe shërbimet mjekësore do të vazhdojnë të mbështeten
Nëpërmjet një njoftimi të dërguar nga Ambasada Amerikane për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, njoftohet se, në lidhje me urdhërin ekzekutiv të......