Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike - Draftligji synon ndalimin e produkteve të nikotinës në plazhe, bare e ristorante
Qeveria e Spanjës ka miratuar një draftligj që kufizon duhanpirjen në vende publike dhe që mund të ketë ndikim të rëndësishëm tek turistët. Legjislacioni i propozuar do të ndalojë duhanpirjen, përdorimin e cigareve elektronike, produkteve bimore, pajisjeve për ngrohjen e duhanit dhe substancave të tjera në hapësira të jashtme. Këto zona përfshijnë stadiumet sportive, plazhet, tarracat e restoranteve dhe bareve, hapësirat ku luajnë fëmijët dhe institucionet arsimore.
“Ne gjithmonë do të vendosim shëndetin publik mbi interesat privatë,” thanë burime nga ministria e Shëndetësisë. “Çdokush ka të drejtë të qëndrojë në ajër të pastër dhe të jetojë më gjatë dhe më shëndetshëm.”
Masat e propozuara kanë shkaktuar kundërshtime nga pronarët e restoranteve dhe bareve, të cilët thonë se kultura e ngrënies në ambiente të jashtme gjatë gjithë vitit në Spanjë mbështetet shumë nga klientët që pinë duhan. Ndalimi i duhanit në ambiente të mbyllura është në fuqi që nga viti 2011.
Drafti mund të ndryshojë ndjeshëm përvojën e turistëve që vizitojnë destinacionet e njohura të Spanjës. Atraksioni i vendit për udhëtarët ka përfshirë tradicionalisht jo vetëm klimën dhe kulturën, por edhe disponueshmërinë e produkteve të duhanit pa taksa dhe çmimet më të ulëta të cigareve.
Ligji gjithashtu kërkon kontrolle më të rrepta mbi marketingun dhe shpërndarjen e produkteve të “vaping” dhe cigareve elektronike. Nuk ka ende një datë të saktë se kur këto masa do të hyjnë në fuqi, pasi drafti duhet të miratohet nga parlamenti dhe mund të pësojë ndryshime.
Qasja e Spanjës pasqyron veprime të ngjashme të ndërmarra nga Franca në muajin korrik. Kjo nismë pasqyron një trend më të gjerë evropian drejt rregullave më të ashpra ndaj duhanit, pavarësisht se kontinenti shënon nivelet më të larta të duhanpirjes tek të rriturit, me rreth 25 përqind.
Të dhënat nga departamenti i shëndetësisë tregojnë se mbi 50,000 persona humbin jetën çdo vit në Spanjë për shkak të duhanit, apo rreth 137 vdekje në ditë.

Alumini kanadez përmbyt Evropën për shkak të tarifave amerikane
Prodhuesit kanadezë të aluminit po dërgojnë më shumë nga prodhimi i tyre, i cili përdoret për të bërë kanaçe dhe pjesë makinash, në Evropë, pasi tarifat e......

BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin, Von der Leyen flet për sanksione
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi gjatë fjalimit vjetor "Gjendja e Bashkimit Evropian" që mbajti para Parlamentit Evropian në......

Fakte interesante për qeverinë "Rama 4"/ Një kabinet me barazi gjinore, risi digjitale dhe profil të formuar akademik
Qeveria e re e prezantuar nga kryeministri Edi Rama sjell një kombinim faktesh historike, emrash të rinj dhe një profil arsimor më të ndërkombëtarizuar. Për......

EMRAT/ Rama zbulon të gjithë ministrat e rinj të qeverisë
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shpallur zyrtarisht Qeverinë e re të mandatit të tij të katërt qeverisës, duke bërë me dije emrat e shumëpritur të......

Balluku sërish zv.kryeminstre/ Rama: Ka fituar një qëndrueshmëri qe vetëm mund të forcohet!
Kryeministri Edi Rama rikonfirmoi gjithashtu sot Belinda Ballukun në pozicionin e saj ekzistues si zv.kryeministre dhe Ministre të Infrastrukturës dhe......

Pushteti lokal/ Rama propozon krijimin e komisionit të etikës: Do luftojmë nepotizmin!
Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama foli ashpër edhe në lidhje me drejtorët që dhanë dorëheqjen pak kohë më parë, duke shtuar se e......

Rama propozon Niko Peleshin si kryetar të ri të Kuvendit të Shqipërisë. Klodiana Spahiu, nënkryetare!
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozoi Niko Peleshin si Kryetar të ri të Kuvendit të......

Rama njofton riorganizim të Kuvendit: 11 komisione të reja parlamentare, 7 do drejtohen nga maxhoranca, 4 nga opozita!
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, theksoi gjithashtu se “Duhet ngritur Komisioni i posaçëm për......