Spanja “godet” qiratë afatshkurtra - 65 milionë euro gjobë për Airbnb, pas masave ndaj Booking

Spanja ka vendosur të ndjekë një politikë të ashpër ndaj qirave afatshkurtra. Vendi gjobiti Airbnb me 65 milionë euro për vazhdimin e reklamimit të pronave për qira afatshkurtra që ishin të ndaluara ose që nuk kishin licensa të rregullta.
Ministria spanjolle e çështjeve të konsumatorit tha se gjoba është përfundimtare dhe urdhëroi platformën amerikane të heqë menjëherë listimet e paligjshme. Zyrtarët deklaruan se më shumë se 65,000 njoftime në Airbnb shkelën rregullat spanjolle për mbrojtjen e konsumatorit, duke përfshirë reklamimin e pronave pa licensa ose me numra që nuk përputheshin me regjistrat zyrtarë.
Dënimi është i barabartë me gjashtëfishin e fitimeve që Airbnb kishte realizuar midis periudhës kur autoritetet paralajmëruan kompaninë për listimet që shkelnin rregullat dhe momentit kur ato u hoqën.
Gjithashtu, gjoba vjen ndërsa shtohet presioni mbi qeverinë për të kufizuar akomodimin turistik, për shkak të krizës së thelluar të banesave, veçanërisht në qytetet kryesore që përballen me numra të mëdhenj turistësh.
Sipas autoriteteve spanjolle, 65,122 njoftime të Airbnb shkelën rregullat e projektuara për të mbrojtur qiramarrësit dhe konsumatorët. Shumë nga pronat ndodheshin në rajone ku qiratë afatshkurtra janë të kufizuara ose kërkojnë autorizim të qartë.
Ministria njoftoi se platforma si Airbnb duhet të verifikojnë nëse pronat e reklamuara në Spanjë përmbushin rregullat lokale dhe rajonale të banesave, duke përfshirë përdorimin e numrave të licensës së vlefshme. Kur kjo nuk ndodh, këto qira qëndrojnë në treg më gjatë sesa duhet, duke ulur numrin e banesave të disponueshme për banorët që kërkojnë strehim afatgjatë.
Goditja nuk ka qenë e kufizuar vetëm tek Airbnb. Në qershor, Spanja gjithashtu urdhëroi Booking të hiqte më shumë se 4,000 akomodime të paligjshme. Barcelona është bërë pika turistike kryesore që ka nisur betejën kundër qirave afatshkurtra. Këtë vit, qyteti njoftoi planet për të hequr gradualisht të gjitha apartamentet turistike deri në vitin 2028, duke ndaluar platforma si Airbnb të përdorin qira private në ndërtesa banimi.
Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit - Transparenca, kusht për qeverisje të mirë dhe integrim evropian
Në përmbyllje të Javës së Integritetit 2025, u zhvillua sot Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, me temë “Agora e transparencës në kohën e......
Mbi 89 mijë makina të reja të regjistruara në 11 muaj - DPSHTRR: Flotë më moderne dhe më e sigurt
Tregu i automjeteve në vend po përjeton një rritje të konsiderueshme. Gjatë periudhës Janar- Nëntor 2025, janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, një......
Kriza e kredive për banesa - Nga çfarë po heqin dorë evropianët për të përballuar kostot?
Rritja e fortë e kostove të banesave po kthehet shpejt në “Grinçin” e Evropës, duke zbehur dëshirën e njerëzve për të bërë plane me rastin e Krishtlindjes.......
Serbia, ndërlidhje gazi me Maqedoninë e Veriut - Beogradi do të investojë rreth 153 milionë euro për projektin
Serbia do të investojë rreth 153 milionë euro për ndërtimin e një ndërlidhjeje gazi natyror prej 1.5 miliardë metrash kub me Maqedoninë e Veriut. Ky projekt......
Efekti i inflacionit në Kosovë - 100 euro të vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro
Inflacioni po gërryen fuqinë blerëse në Kosovë: 100 euro të vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro. Kështu e përshkruajnë ekonomistët realitetin ekonomik të......
Sa fiton emigranti shqiptar jashtë? Greqia zhgënjimi më i madh. Shqiptarët marrin vetëm gjysmën e asaj që presin
Ndërsa potenciali i të ardhurave të larta është një nxitës kryesor i vendimeve për largim nga vendi, emigrantët vazhdimisht i mbivlerësojnë të ardhurat e......
Pensionet, sa e qëndrueshme është skema? - Analiza PROST e Bankës Botërore nxjerr përfundime afatgjata
Qeveria po bën një analizë të thelluar dhe afatgjatë të financave publike me fokus të veçantë te sistemi i pensioneve, në kuadër të përpjekjeve për të......
Certifikimet, fokus për bizneset në BE - Pilku: Standardet dhe investimet, çelësi për eksportin
Për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, bizneset prodhuese, por jo vetëm, do duhet të kenë edhe certifikimet e duhura për të arritur në standarde europiane.......


