Spanja gjobit Ryanair dhe EasyJet për tarifa “abuzive” - Ministria e të Drejtave të Konsumatorit, 187 mln USD gjoba për tarifat e bagazheve të kabinës
Ministria e të Drejtave të Konsumatorit të Spanjës gjobiti pesë linja ajrore me buxhet të ulët për “praktika abusive”, duke përfshirë tarifat shtesë për bagazhet e kabinës.
Ryanair u godit me një gjobë prej 107.78 milionë euro. Linja ajrore spanjolle me kosto të ulët Vueling u urdhërua të paguante 39.2 milionë euro dhe EasyJet u gjobit me 29 milionë euro. Ndërkohë, linja ajrore e dytë më e madhe norvegjeze dhe ajo spanjolle Volotea morën gjoba mbi 1 milion euro secila.
“Pesë linjat ajrore duhet të ndërpresin praktikën e tyre për të kërkuar pagesë shtesë për bagazhin e kabinës”, - tha ministria.
Linjat ajrore u kritikuan gjithashtu për tarifa “abusive” për printimin e biletave, duke mos sqaruar informacionin e çmimeve në faqet e tyre të internetit dhe duke mos lejuar pagesa me para’ në aeroportet spanjolle.
Shoqata e Linjave Ajrore të Spanjës (ALA) tha se do të apelojë gjobat për tarifat e bagazhit të kabinës në gjykatë, duke e quajtur si “të paligjshme” dhe kundër normave evropiane
CEO i Ryanair Michael O'Leary tha se do të apelojë menjëherë gjobat e paligjshme dhe të pabaza të Spanjës për bagazhet, duke thënë se sanksionet, të cilat “janë shpikur nga Ministria e të Drejtave tw Konsumatorit të Spanjës për arsye politike, janë qartësisht në shkelje të ligjit të BE-së”.
Muajin e kaluar, një raport i GlobalData parashikoi se tregu i transportuesve me kosto të ulët do të rritet me një normë të përbërë vjetore prej më shumë se 10%, gjatë periudhës 2023 - 2028, duke përmendur përballueshmërinë si një prioritet kyç për linja ajrore të tilla, të cilat zbatojnë masa për uljen e kostove, si pwrshembull tarifa shtesë për bagazhet dhe ushqimet gjatë fluturimit.
Sondazh

Bankat arkëtuan 70 mld lekë nga interesat - Shpenzimet për depozitat, shumëfish më të larta se vitin e kaluar
Deri në fund të 2024-ës, fitimet e bankave nga interesat pritet të tejkalojnë rekordin e vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë......

Shqiptarët në veri, të huajt në jug - INSTAT: Turistët preferuan plazhet. Veriu tërhoqi vendasit
Shqiptarët në veri, të huajt në jug. Një palë zgjodhi të shijonte plazhet e diellin, ndërsa tjetra malet dhe natyrën e paprekur. Sipas të dhënave të fundit......

Shqiptarët “besnikë” të makinave koreane - Për 10 muaj, mbi 16 mijë mjete të importuara nga Korea
Importi i makinave në Shqipëri vijon të jetë në shifra rritëse nga muaji në muaj. Referuar të dhënave të Open Data të Drejtorisë së Përgjithshme të......

Bujqësia/ Burrat mbajnë “kuletën”, gratë sigurojnë cilësinë - Raporti/ Mbi 60% e meshkujve vendosin çfarë do kultivojnë dhe ku do shesin
Sektori i bujqësisë ka pabarazi gjinore të theksuara sa i takon ndarjes së detyrave bujqësore brenda familjes. Meshkujt dominojnë kryesisht anën financiare......

Importi i kakaos paralajmëron festat/ Shifrat për këtë produkt arrijnë majat në Tetor të këtij viti
Nga një analizë e detajuar e të dhënave të tregtisë së jashtme rezulton se muaji Tetor i këtij viti ka prekur shifrën më të lartë të importit të kakaos në......

Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë rrit ndjeshëm arin, naftën dhe asetet e tjera të sigurta!
Ari, nafta dhe asetet e tjera të sigurta, ndryshe të quajtura asetet e parajsës, nga franga zvicerane në borxhin e qeverisë gjermane u rriten ndjeshëm të......

Shqipëria dhe Mali i Zi në SEPA, Komisioni Evropian: Një hap drejt integrimit në BE
Komisioni Evropian e ka mirëpritur vendimin e Këshillit Evropian të Pagesave, që Shqipëria dhe Mali i Zi t’i bashkohen hapësirës gjeografike të Zonës Unike......

Reshjet e dendura, Mbrojtja Civile: Situata drejt normalizimit, nuk rrezikohemi nga përmbytjet
Pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë territorin e vendit këtë të premte, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, përmes një njoftimi në rrjetet......