Europa Postuar më 20 Maj 2025, 14:11

Spanja bllokon mbi 65,000 prona në Airbnb - Qeveria synon të ndalë krizën e strehimit në vend

Nga Kristi Ceta

Spanja bllokon mbi 65,000 prona në Airbnb - Qeveria synon të

Spanja ka urdhëruar heqjen e mbi 65,000 pronave të listuara në Airbnb që shkelin rregullat e platformës. Ky vendim synon të ngadalësojë krizën e strehimit në vend.

Spanja ka urdhëruar Airbnb të tërheqë më shumë se 65,000 prona të listuara për qira pushimesh, që shkelën rregullat ekzistuese të platformës. Kjo masë synon të godasë biznesin që fajësohet për krizën e strehimit në vend.

Shumica e pronave Airbnb që do të bllokohen nuk përfshijnë numrin e licensës së tyre, ndërsa të tjerat nuk specifikojnë nëse pronari ishte një individ apo një korporatë, tha Ministria e të Drejtave të Konsumatorit në një deklaratë.

Burime të ministrisë theksuan se qëllimi ishte t'i jepnin fund "mungesës së kontrollit" dhe "paligjshmërisë" së përgjithshme në këtë sektor. "Mjaft më me justifikime. Nuk duhen mbrojtur ata që bëjnë biznes nga e drejta për strehim në vendin tonë," thanë zyrtarët. Ndërkohë, gjykata e lartë e Madridit po mbështet kërkesën për të tërhequr deri në 5,800 prona të listuara.

Airbnb tha se do ta apelojë vendimin. Kompania beson se ministria nuk ka autoritetin për të marrë vendime mbi qiratë afatshkurtra dhe nuk arriti të ofrojë një listë të bazuar në prova të akomodimeve që nuk përputhen me rregulloret.

Qeveria spanjolle, si dhe këshillat e qytetit dhe autoritetet rajonale, kanë nisur një operacion të përgjithshëm ndaj qirave turistike përmes faqeve të internetit si Airbnb dhe Booking.com. Shumë spanjollë thonë se keto kompani po krijojnë turizëm të mbipopulluar, duke zvogëluar ofertën e strehimit dhe duke e bërë qiranë të papërballueshme për shumë vendas.

Strehimi është bërë një problem i madh në Spanjë, pasi ndërtimi nuk ka arritur të mbajë ritmin me kërkesën që kur shpërtheu kriza e pasurive të paluajtshme më shumë se 15 vjet më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, kishte rreth 321,000 shtëpi me licensa qiraje për pushime në Spanjë që nga nëntori i vitit të kaluar, 15% më shumë se në vitin 2020. Shumë të tjera operojnë pa licensa zyrtare.

Ministria e të Drejtave të Konsumatorit hapi një hetim për Airbnb në dhjetor. Ndërsa në janar, qeveria zbuloi një plan për të rritur taksat mbi të ardhurat e këtyre platformave. Kryebashkiaku i Barcelonës ndërmori masën më të ashpër në qershor të vitit të kaluar, kur urdhëroi një ndalim të plotë të qirave turistike deri në vitin 2028.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat