Europa Postuar më 9 Janar 2025, 14:36

Sllovakia siguron gazin rus - Kryeministri Fico njofton marrëveshjen me Putin

Nga Kristi Ceta

Sllovakia siguron gazin rus - Kryeministri Fico njofton marrëveshjen me

Sllovakia ka siguruar furnizimin me gazin rus pas ndërprerjes së tranzitit nga Ukraina, sipas kryeministrit Robert Fico. Ai njoftoi se kishte arritur marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin gjatë takimit të fundit në Moskë.

Kryeministri sllovak Robert Fico njoftoi se kishte siguruar furnizimin me gaz të vendit gjatë një vizite për të takuar presidentin rus Vladimir Putin në Moskë muajin e kaluar, pak para se Ukraina të ndalonte tranzitin e gazit nga Rusia në fillim të vitit 2025.

“Më duhej të siguroja një minimum gazi për konsumin e brendshëm të Sllovakisë, diçka që e siguruam,” theksoi Fico. Ai nuk dha më shumë detaje dhe zyra e qeverisë nuk iu përgjigj kërkesave për komente të mëtejshme.

Fico ka akuzuar Kievin se dëmtoi Sllovakinë duke mos zgjatur një marrëveshje tranziti për gazin rus që skadoi në fund të vitit 2024. Ai gjithashtu ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Ukrainë dhe do të reduktojë ndihmën për shtetasit e saj.

Sipas të dhënave të rrjetit të transmetimit Eustream, Sllovakia ka vazhduar të marrë gazin rus që vjen nëpërmjet Hungarisë, e cila furnizohet nëpërmjet Turk Stream, që nga ndalimi i flukseve nga Ukraina.

Fico tha se ndalimi u furnizimeve ruse nëpërmjet Ukrainës i ka kushtuar vendit 500 milionë euro tarifa tranziti dhe 1 miliard euro për çmimet më të larta të gazit.

Kryeministri sllovak do të takohet me zyrtarë të Komisionit Evropian në Bruksel për të diskutuar ndalimin e tranzitit të gazit në Ukrainë.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka akuzuar Fico-n për hapjen e një "fronti të dytë energjetik" kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat