Sigurimi i ushqimit, mes luftës dhe ndryshimit të klimës - Studimi: Sa të qëndrueshme janë sistemet ushqimore evropiane?

Ndërsa sfidat globale të ushqimit shtohen, edhe kombet më rezistente po duken të cenueshme, ndërsa bota nxiton të ushqejë një numër prej 10 miliardë njerëzish deri në vitin 2050. Ndryshimi i klimës, kufizimet tregtare dhe konfliktet globale në vitet e fundit kanë treguar se sa sfiduese mund të jetë që prodhimi dhe shpërndarja e ushqimit të vazhdojë si zakonisht.
Megjithatë, disa vende po tregojnë këmbënguljen e tyre: Portugalia kryeson listën me sistemet ushqimore më elastike në nivel global, e ndjekur nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, sipas një indeksi të ri prej 60 vendesh nga Economist Impact.
Studimi analizoi vendet në katër shtylla kryesore: përballueshmëria e ushqimit, disponueshmëria e tij, cilësia dhe siguria e tij dhe reagimi ndaj rrezikut klimatik. Raporti zbulon se edhe sistemet më elastike në indeks nuk marrin më shumë se 80 nga 100 pikë. Reagimi ndaj rreziqeve klimatike është shtylla më e dobët e indeksit me rezultat mesatar 56 pikë, edhe pse shumica e vendeve kanë bërë zgjidhje të qëndrueshme bujqësore. Në këtë seksion, Mbretëria e Bashkuar renditet e para, me 71 nga 100 pikë, ndërsa Portugalia renditet e treta, me një rezultat prej 69 pikë. Nga ana tjetër, Rumania e Hungaria janë vendet e BE-së më pak rezistente.
Po cilat vende janë prodhuesit më të mëdhenj të ushqimit? Vetëm 15 vende prodhojnë 70% të ushqimit në botë, me Francën dhe Gjermaninë si të vetmet vende të BE-së në listë. Nga ana tjetër, Franca, Holanda, Gjermania, Belgjika, Spanja dhe Polonia janë ndër eksportuesit kryesorë të ushqimit në botë. Hulumtimi tregon se një numër i vogël vendesh dhe korridoresh tregtare mbështesin pjesën më të madhe të sigurisë ushqimore në botë.
Sistemet ushqimore elastike janë të rëndësishme sepse sigurojnë akses në dieta të shëndetshme dhe të përballueshme. Në Evropë, kostoja e një diete të shëndetshme është 2.42% e PBB-së mesatare për frymë. Ky është cmimi më i ulët në botë. Mbetjet ushqimore janë po ashtu problem për sistemet ushqimore, pasi 13% e produkteve humbasin para se të arrijnë në shitje me pakicë dhe 19% e tyre shpërdorohen në nivel familjar.
Kursi i këmbimit/ Paqëndrueshmëri për Dollarin amerikan. Forcohet Paundi britanik
Dollari amerikan e ka nisur ditën në paqëndrueshmëri duke regjistruar luhatje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe......
Prodhuesit e naftës në kërkim të rrugëve alternative - Irani mban mbyllur transportet nga Ngushtica e Hormuzit
Irani vazhdon të mbajë peng pothuaj të gjitha transportet detare përmes Ngushticës së Hormuzit, pika e kalimit për rreth 20% të furnizimeve globale me naftë......
Macron dhe Merz, diskutim për avionët luftarakë - Berlini e Parisi kërkojnë bashkëpunim për sigurinë evropiane
Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë do të diskutojnë programin e avionëve luftarakë. Planet për të zhvilluar një sistem futuristik luftimi ajror së bashku......
Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina synojnë të shesin dronë - Starmer në mbështetje të projektit të Presidentit Zelenski
Britania dhe Ukraina ranë dakord të punojnë së bashku për të shitur teknologjinë e dronëve jashtë vendit gjatë një vizite nga Presidenti Zelenski në Londër.......
Model misterioz kinez i AI shqetëson zhvilluesit - A është ky suksesi më i fundit i platformës DeepSeek?
Një model i fuqishëm i inteligjencës artificiale që u shfaq në mënyrë anonime në një platformë zhvilluesish javën e kaluar ka ngjallur spekulime se startup-i......
Rritja e karburanteve, konsumatorët drejt mjeteve elektrike - Interesi për automjetet elektrike është më i mundshëm në Evropë
Rritja e çmimit të karburanteve nga lufta në Iran ka shkaktuar ankth dhe pasiguri për prodhuesit e makinave, tregtarët dhe pronarët e automjeteve. Në......
Saranda çel sezonin e kroçerave, mbërrin vizitorja e parë - Mes ujërave të kristalta, 2600 turistë zbarkojnë në Portin e Sarandës
Vitet e fundit Saranda shënon fluks në rritje të turistëve përtej sezonit veror. Qyteti i bregdetar i Sarandës nijhet për ujërat e tij të kristalta, plazhet......
Parashikimi, Shqipëria e 6-ta në botë për rritjen e PBB-së për frymë/ Visual Capitalist: Në 2026-2030 treguesi pritet të rritet me rreth 32.1%
Shqipëria pritet të jetë një nga vendet me rritjen më të shpejtë të PBB-së për frymë në botë në vitet e ardhshme. Sipas një analize të publikuar nga Visual......


