Si ndikohen zjarret nga ndryshimet klimatike? - Evropa, kontinenti më i rrezikuar nga rritja e temperaturave
Zjarret kanë përfshirë zona të ndryshme të Mesdheut këtë muaj, duke detyruar mijëra njerëz në rajonin e Katalonjës në Spanjë të qëndrojnë në izolim dhe duke rrezikuar qytetin e dytë më të madh të Francës, Marsejën. Që nga fillimi i vitit, flakët kanë djegur 227,000 hektarë tokë, më shumë se dyfishi i mesatares për këtë periudhë gjatë dy dekadave të fundit, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje.
Ndërsa ky numër është shumë mbi mesataren, nuk është rekordi më i lartë në historinë e Sistemit që mban të dhëna nga viti 2002. Sezonet më të këqija të zjarreve në Evropë ishin në vitet 2003 dhe 2017, kur flakët dogjën më shumë se 1,100,000 hektarë në secilin vit, një sipërfaqe e barabartë me ishullin e Xhamajkës. Nuk është ende e qartë nëse viti 2025 do të jetë vit rekord, pasi kjo do të varet nga eventet gjatë muajve në vijim.
Numri i zjarreve në Evropë është rritur ndjeshëm këtë vit, me 1,118 të regjistruar deri më 8 korrik, krahasuar me 716 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Valët e nxehtësisë që goditën Evropën më parë këtë muaj kanë nxitur flakët rreth Mesdheut, duke përfshirë Sirinë, ku zjarret kanë shkatërruar më shumë se 3% të sipërfaqes pyjore të vendit, sipas Kombeve të Bashkuara. Në ishujt grekë Evia dhe Kretë, flakët këtë muaj detyruan mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.
Megjithëse Evropa në përgjithësi ka shënuar një rritje të zjarreve këtë vit, shkencëtarët thonë se flakët në rajonin e Mesdheut, megjithëse shkatërruese, kanë qenë relativisht të izoluara deri tani. Por sipas tyre, verat gjithnjë e më të nxehta dhe të thata në Mesdhe e vendosin këtë zonë në rrezik të lartë për zjarre. Ndryshimet klimatike e përkeqësojnë këtë rrezik duke krijuar kushte më të thata dhe më të nxehta. Në zonat përreth Mesdheut, këto ndryshimë i bëjnë zjarret të fillojnë më herët dhe të jenë më të ashpra.
Emetimet e gazeve serrë, kryesisht nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit, e kanë ngrohur planetin me rreth 1.3°C që nga koha paraindustriale. Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, Evropa është ngrohur dyfish më shumë se mesatarja globale. Për gushtin, parashikimet tregojnë temperatura mbi mesataren në pjesën më të madhe të kontinentit, duke shtuar rrezikun për zjarre, sidomos në jug dhe lindje të kontinentit.
Qeveritë po përpiqen të përshtaten me realitetin e ri. Greqia ka mobilizuar 18,000 zjarrfikës dhe ka përmirësuar taktikat për të zbuluar flakët. OKB-ja u ka bërë thirrje vendeve të investojnë më shumë në masa parandaluese, jo vetëm në reagimet pas shpërthimit të zjarreve.

Biznes në Shqipëri? Lehtësohen procedurat - Ndryshon ligji/ Regjistrim online për investitorët e huaj dhe emigrantët
Investitorët e huaj apo emigrantët shqiptarë në të gjithë botën që dëshirojnë të investojnë në atdhe, tashmë do ta kenë më të lehtë ta bëjnë këtë vetëm......

Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Paundi. Rënie për Frangën e Euron!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që pësoi javës që shkoi teksa është blerë sot me......

Pagat minimale në Evropë - Cilat shtete kanë rrogat më të larta? Kryeson Luksemburgu me 2,704 euro
Miliona punonjës në Bashkimin Evropian vazhdojnë të marrin paga minimale, që synojnë të ofrojnë një standard bazë jetese, megjithëse shpesh nuk është rritur......

Projekti i ri energjetik lidh Kretën me kontinentin - Ndërlidhja synon të sigurojë furnizim elektrik për rajonin e Mesdheut
Një projekt madhor i kabllos energjetike nënujore ka lidhur me sukses ishullin e Kretës me rrjetin elektrik të pjesës kontinentale të Greqisë, duke shënuar......

BE, e pambrojtur nga sulmet kibernetike? - Tetë vende të BE-së ende nuk kanë rregullore për sektorët kritikë
Bullgaria, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia nuk kanë miratuar ende rregullat e sigurisë kibernetike për sektorët kritikë,......

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tarifor - Trump shtyn masat për 90 ditë. Palët do të rinisin bisedimet tregtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjatur armëpushimin e tij tarifor ndaj Kinës për 90 ditë të tjera. Trump nënshkroi një urdhër......

Aviacioni gjerman, në “rënie të lirë” - Linjat ajrore largohen për shkak të kostove të larta
Linjat ajrore po tërheqin avionët e tyre nga Gjermania për shkak të rritjes së madhe të kostove të vendosura nga shteti, tha Shoqata Gjermane e Aviacionit,......

Rruga Berat- Ballaban, avancojnë punimet- Balluku inspekton punimet: I aksesueshëm brenda këtij viti!
Punimet për ndëritmin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për......