Si ndihmoi Italia Gjermaninë të ulte çmimet e energjisë? Ndërlidhjet e rrjetit evropian ofrojnë qëndrueshmëri dhe fleksibilitet
Italia ka rritur eksportet e energjisë elektrike për të ndihmuar Gjermaninë, e cila përballet me mungesën e furnizimit në vend. Ky fenomen nënvizon rëndësinë e rrjetit të ndërlidhur, që ofron fleksibilitet dhe qëndrueshmëri në sistemin energjetik.
Çmimet e energjisë kanë shënuar rritje të ndjeshme në vendet e Evropës Qendrore, sidomos në Gjermani. Kjo ka rezultuar në flukse të larta të eksporteve të energjisë elektrike nga Italia drejt vendeve fqinje, një ngjarje e pazakontë për Romën, e cila historikisht ka qenë një importuese e energjisë elektrike.
Ky fenomen së fundmi ka ndodhur më 20 janar, por edhe më herët gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, kur u krijuan kushtet e mungesës së furnizimit në Evropën Qendrore dhe veçanërisht në Gjermani, një vend historikisht eksportues i energjisë elektrike.
Por çfarë e shkaktoi rritjen e çmimit? Sistemi gjerman i energjisë u godit nga ulja e papritur e gjenerimit nga burimet e rinovueshme, për shkak të erërave të ulëta dhe motit me re. Më 11 dhe 12 dhjetor, prodhimi gjerman nga era dhe dielli ra nën 2 mijë megavat, ndërkohë që ditët e mëparshme, të njëjtat burime kishin kontribuuar me mbi 30 mijë megavat për të mbuluar kërkesën gjermane. Gjithashtu në datën 20 janar janë vërejtur orë me prodhim të erës nën 2 mijë MW, krahasuar me kulmin mbi 45 mijë MW në javën e parë të muajit.
Një situatë e pazakontë, që Gjermania ka arritur ta trajtojë duke shfrytëzuar disponueshmërinë e rrjetit evropian të ndërlidhur dhe integrimin e konsoliduar të tregjeve. Në këtë mënyrë, edhe prodhuesit italianë kanë rritur gjenerimin e tyre për të kontribuar në plotësimin e nevojave në Gjermani. Për herë të parë, eksportet italiane të energjisë elektrike kaluan 4 mijë MW në ditët e dhjetorit, ndërkohë që Gjermania importonte në të njëjtën kohë rreth 13,600 MW. Më pas, më 20 janar, eksportet italiane u vendosën sërish në vlerat afër 4000 MW ndërsa Gjermania importonte 11,800 MW.
Ndihma e ofruar nga Italia për Gjermaninë konfirmon rolin kyç të ndërlidhjeve si një infrastrukturë strategjike që lejon jo vetëm importin e energjisë me çmime të volitshme nga vendet fqinje, por gjithashtu përbën një instrument themelor fleksibiliteti. Sipas një raporti të fundit, eksportet e energjisë elektrike të Italisë mund të rriten gjashtëfish deri në vitin 2030, nga 3 teravat orë (TWh) në 19 TWh.
Sondazh

Rama: Kamera për 200 km rrugë kombëtare - Mbikëqyrje edhe në 20 qytete, investim sipas marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara
200 km rrugë kombëtare dhe 20 qytete me fokus qarkullimin rrugor do të monitorohen me kamera, me qëllim identifikimin e shkeljeve dhe shkelësit. Gjatë......

“Janë dembelë, i duan gjërat gati” - Paradoksi shqiptar. Papunësia 10.7%, por vende pune ka
Sipas INSTAT, në vend vetëm 51% e individëve deri në moshën 24 vjeçare që kanë mbaruar shkollën e lartë janë pjesë e tregut të punës. Blerim Parllaku,......

Shqipëria, Finlanda, Mali i Zi: Vendet e BE-së me kërkesat më të ulëta të të ardhurave për viza nomade dixhitale!
Të huajt në Spanjë që kanë një vizë nomade dixhitale ose po mendojnë të aplikojnë për një të tillë këtë vit, do t'i nënshtrohen kërkesave më të larta të të......

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025 - Flet Drejtori Ilir Binaj: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?
Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në një......

Si duhet strukturuar shoqëria civile në integrimin në BE? - Ibrahimaj: Qëllimi ynë, të krijojmë një Këshill Ekonomik në Shqipëri
Dialogu Europian, shoqëria civile dhe integrimi europian, ishin temat të cilat u diskutuan në takimin që organizoi Ambasada Francezë dhe Instituti për......

Italia bllokon DeepSeek ndërsa shtetet e tjera anëtare hapin hetime lidhur me sigurinë!
Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave, Garante ka ndalur përpunimin e të dhënave personale të italianëve nga DeepSeek sepse agjencia nuk është e......

Jo vetëm diell, 9 licenca të reja për HEC-e - Parashikohet ndërtimi i 10 HEC-eve të vegjël, fuqia totale e instaluar do jetë 31 MW
Teksa rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike duket se është fokusuar te centralet e diellit, gjatë vitit 2024 janë dhënë edhe një numër......

Depozitat e reja me postë në Bankën e Zhvillimit - Si funksionon modeli italian dhe si do zbatohet në Shqipëri?
Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ngrihet me ndihmën e një prej bankave më të mëdha të zhvillimit në Evropë, e cila është ajo e Italisë, Cassa Depositi e......