Shumë pensionistë kroatë jetojnë në varfëri/ Sindikatat, të pakënaqura nga rritja e fundit e pensioneve
Sindikatat e pensionistëve në Kroaci janë të pakënaqura pas indeksimit të fundit të pensioneve, nga i cili rreth 1,200,000 pensionistë përfituan një rritje prej 6.48%. Ata kërkojnë që pensioni për 40 vite pune të jetë më i lartë se 880-1,000 euro.
Sipas një analize të Radio Televizionit Kroat, ata që marrin pension 300 euro kanë fituar vetëm 20 euro më shumë; pensionit 500 euro i shtohen 32 euro shtesë, ndërsa pensionistët me 1,000 euro kanë përfituar 65 euro më shumë.
Rritja mesatare është rreth 28 euro, ndërkohë që ish-deputetët dhe anëtarët e qeverisë kanë marrë deri në 145 euro më shumë.
“Që nga 1 korriku, pensionet janë indeksuar sipas një formule të re në raportin 85:15, që mbështetet në rritjen e pagave dhe çmimeve të konsumit në gjashtëmujorin e fundit, dhe kjo solli një rritje prej 6.48%. Mendoj se është e qartë që pensionet po rriten,” thanë burime nga Administrata e Sistemit Pensional.
Ndërsa përfaqësues të Sindikatës së Pensionistëve shprehen se kjo shtesë nuk ka sjellë ndryshime të ndjeshme.
“Gjithë kohën po ndjekim rritjen e pagave. Pensionet tona përbëjnë vetëm 45% të pagave, ndërkohë që në Slloveni ky raport është 67%. Ne nuk mund ta barazojmë këtë, e aq më pak ta kalojmë, për të arritur një përqindje të kënaqshme për pensionistët. Derisa pensionet të indeksohen 100 për qind ose sipas rritjes së pagave, ose sipas shtrenjtimit të çmimeve, ato do të vazhdojnë të përkeqësohen,” reaguan përfaqësuesit.
Sindikata propozoi që pensioni më i ulët për 40 vite pune të mos jetë më pak se 880 ose 1,000 euro, shifra që Administrata e Sistemit Pensional i konsideron jorealiste.

Afganët, azilkërkuesit kryesorë në Shqipëri/ Në 2024 ranë me 60% aplikimet nga shtetasit e huaj. Sirianët, grupi i dytë më i madh
Afganët, sirianët dhe irakianët janë ata shtetas të huaj që kërkojnë më tepër azil në Shqipëri. Sipas Profilit Vjetor të Migracionit, 2024 tregoi një ulje të......

Qindra fluturime u anulluan/ 4 aeroporte kryesore në Europë bien pre e sulmeve kibernetike
Katër aeroporte kryesore në Europë ,Heathrow në Londër, Bruksel, Berlini (Brandenburg) dhe Dublini u prekën rëndë nga një sulm kibernetik që ndërhyri në......

Drejt përfundimit rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë. Rama: Investim që i rikthen qytetit një hapësirë të re
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale disa pamje nga punimet që po vijojnë në Qendrën e Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë, duke e cilësuar këtë......

Bilanci tregtar përmirësohet më tej/ Në tetë muaj, rritje e ndjeshme e shkëmbimeve me Kosovën dhe Kinën
Në Gusht të vitit 2025, eksportet shqiptare kanë ndjekur trendin pozitiv të dy muajve të mëparshëm, duke arritur vlerën 25 mld lekëve, me një rritje prej......

Prezantohen ministrat e Arsimit, Bujqësisë dhe Mjedisit/ Balluku: Mandati i ri qeverisës, objektiv madhor Shqipëria në BE
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka prezantuar këtë të shtunë ministrat e rinj të Arsimit,......

Prezantohet ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari/ Rama: I rëndësishëm përdorimi i IA. Lamallari: Do çojmë përpara reformat
Teksa qeveria e re ka marrë detyrën, kreu i qeverisë, Edi Rama vijon prezantimin e ministrave të rinj. I radhës që ka prezantuar është ai i drejtësisë,......

Ministrat e BE-së, kompromis për euron digjitale/ Synohet reduktimi i varësisë nga sistemet amerikane Visa e Mastercard
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian ranë dakord për planin e krijimit të një monedhe digjitale euro, që synon të bëhet një alternativë ndaj......

Kosova, sanksione të reja ndaj Rusisë e Bjellorusisë/ Qeveria në detyrë miraton pakot 15, 16, 17 dhe 18
Kosova ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Rusisë, për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës. Qeveria në detyrë në mbledhjen e fundit, ashpërsoi sanksionet......