“Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm” - Kancelari Merz paralajmëron reforma të thella strukturore
Shteti social gjerman po përballet me sfida të mëdha financiare. Kancelari Merz paralajmëron nevojën për reforma të thella stukturore, ndërsa përballet me kritika nga opozita.
Shteti social gjerman nuk po funksionon siç duhet. Sigurimi shëndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë po krijojnë pengesa. Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e shtetit social. Me ardhjen në pushtet, koalicioni qeveritar i bllokut konservator CDU/CSU dhe Partisë Social-Demokrate premtoi reforma gjithëpërfshirëse të shtetit social dhe modernizimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore të Gjermanisë. Por ka pasur mosmarrëveshje për mënyrën si do të arrihet kjo.
Një deklaratë e fundit e kancelarit gjerman, Friedrich Merz ka lënë të kuptohet se muajt e ardhshëm në Gjermani do të ketë debate të forta si brenda koalicionit, ashtu edhe në shoqërinë gjermane në lidhje me këto reforma.
"Shteti social, siç e kemi sot, nuk është më i financueshëm me atë që po arrijmë ekonomikisht," u shpreh kancelari gjerman në një konferencë, duke theksuar nevojën për një riorganizim të politikave sociale. “Le të tregojmë së bashku se ndryshimi është i mundur, se reformat janë të mundshme,” u shpreh ai.
Reagimi i Kancelarit Merz erdhi pas propozimit nga SPD për rritjen e tatimeve. Burime nga partia kanë deklaruar se nuk do të përjashtonin taksa më të larta për të pasurit. Sipas tyre, "asnjë opsion nuk hiqet nga tavolina".
Megjithatë, socialdemokratët paralajmërojnë rrezikun e thellimit të padrejtësisë sociale. "Ne kemi nevojë për reforma strukturore për të mbajtur kontributet sociale të qëndrueshme në planin afatgjatë", theksojnë ata.
Ndërkohë, kanë nisur punimet e këtij programi. Duke filluar nga shtatori, një komision i ri do të propozojë reformim të përfitimeve sociale, të tilla si pagesa e qytetarit, pagesa e strehimit dhe shtesat për fëmijët. Komisioni Shtetëror Social, i emëruar nga Ministria e Punës, pritet të paraqesë rezultatet deri në fund të vitit 2025.

Pushimet verore “ndezin” konsumin - Rekord në importet e karburanteve, birrës dhe kafesë
Sezoni veror ka shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për të eksploruar Shqipërinë, duke sjellë dhe një rritje rekord të konsumit të......

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë - Cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?
Evropa përballet njëkohësisht me papunësi të lartë dhe mungesë fuqie punëtore. Sipas Eurostat, rreth 13 milionë persona ishin të papunë në BE në maj të këtij......

Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në vend - Rama: Mbështetje e përvitshme për fëmijët dhe familjet e tyre
Ka nisur sot shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale thotë se bëhet......

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere - Vendi po plaket, nevojë për infermierë që kujdesen për të moshuarit.
Shërbimi Sekret Gjerman dhe ushtria gjermane, Bundesvehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike në Këln.......

Strategjitë e qyteteve europiane për rritjen e turizmit - Inovacioni: jo gjoba për turistët por shpërblime për to
Kopenhageni po frymëzon qytetet evropiane për një qasje ndryshe ndaj turistëve. Në një kohë që dhjetëra destinacione të njohura evropiane kanë vendosur......

Trump: Do të vendos brenda dy javësh për fundin e luftës - “Putini e Zelensky si “vaji dhe uthulla”, dyshim për takimin trepalësh
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vendosë për pozicionin e tij sa i përket luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës në dy javët e......

Pastrimi i maleve, Rama ftesë qytetarëve - “Mesazh kuptimplotë për kujdesin e ndaj natyrës së përbashkët”
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar qytetatrët që në 26 gusht të bëhen pjesë e nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi......

Punonjësit e tenderëve, certifikim të detyrueshëm - APP: Synohet rritja e profesionalizmit dhe transparencës në menaxhimin e fondeve publike
Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në......