Shtëpitë në Portugali, më të mbivlerësuarat në BE - Turizmi dhe qiratë afatshkurtra “trondisin” tregun e banesave
Çmimet e banesave janë rritur ndjeshëm në Bashkimin Evropian gjatë dhjetë viteve të fundit, dhe Portugalia renditet ndër vendet ku pronat janë më të mbivlerësuara. Kështu thuhet në një raport të Komisionit Evropian të publikuar, me titull "Strehimi në Bashkimin Evropian: zhvillimet e tregut, faktorët ndikues dhe politikat."
Sipas raportit, midis viteve 2014 dhe 2024, çmimet e shtëpive në BE u shtrenjtuan mesatarisht me 50%, “por në Hungari, Lituani, Çeki, Portugali, Estoni, Bullgari dhe Poloni, rritja e çmimeve nominale të banesave e tejkaloi 200%”.
Disa nga arsyet kryesore pas këtij zhvillimi përfshijnë normat më të larta të interesit, kërkesën e lartë për banesa nga familjet e pasura dhe investitorët, rritjen e qirave afatshkurtra dhe mungesën e ndërtimeve të reja.
Në disa zona, çmimet e shtëpive janë shkëputur ndjeshëm nga vlera e tyre reale. Sipas vlerësimeve të studiuesve, në Portugali fryrja artificiale e çmimeve të shtëpive është më e theksuar. “Raportohet se çmimet janë mbivlerësuar me rreth 35% në Portugali, që është i vetmi vend ku mbiçmimi është rritur ndjeshëm deri në vitin 2024,” tregojnë të dhënat.
Ndër faktorët që kanë ndikuar më shumë në rritjen e çmimeve të banesave në Portugali janë turizmi dhe qiratë afatshkurtra. “Rritja e qirave afatshkurtra në zonat turistike lidhet ngushtë me shtrenjtimet e çmimeve të shtëpive dhe të qirave,” vlerësojnë studiuesit.
Zgjerimi i platformave si Airbnb ka ndërhyrë ndjeshëm në tregun tradicional të pasurive të paluajtshme, duke ulur ofertën për qira afatgjata dhe duke shtyrë çmimet lart. “Ekzistojnë gjithnjë e më shumë dëshmi që sugjerojnë se rritja e turizmit në përgjithësi dhe zgjerimi i platformave të qirave afatshkurtra kanë ndikuar në shtrenjtimin e qirave dhe çmimeve të banesave në disa zona të lakmuara, si qendrat historike të qyteteve,” përfundon raporti.
Komisioni Evropian thekson gjithashtu se Portugalia është vendi i BE-së ku turizmi ka pasur “ndikimin më të madh në çmimet e banesave”.

Rilindja e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” - 6 skuadrat finaliste prezantuan projekt-idetë arkitekturore
Po zhvillohet në kryeqytet konkursi ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Në këtë konkurs 6 skuadrat finaliste prezantuan për......

Si do gjurmohen mashtrimet financiare? - Strategjia/ Teknologji të avancuara, bashkëpunim me institucionet financiare
Lufta ndaj mashtrimeve financiare do të jetë prioritet edhe gjatë viteve të ardhshme, pasi edhe pse Shqipëria ka arritur progres të dukshëm në luftën kundër......

India heq dorë nga nafta ruse? - Deklarata e Trump rrit çmimet në tregjet globale
Çmimet e naftës u rritën rreth 1% pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump mbi vendimin e Indisë. Sipas Trump, kryeministri indian Narendra Modi......

Eliminimi i “pikave të zeza” në rrugët kombëtare - ARRSH, financim 83 milionë lekë për rritjen e sigurisë rrugore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për eleminimin e “pikave të zeza” në rrjetin rrugor kombëtar. Referuar dokumentit në Agjencinë e......

Serbia, e gatshme të blejë aksionet ruse të NIS - Por, Rusia preferon shitjen e kompanisë tek partnerë të huaj
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka propozuar që Beogradi të blejë pjesën në pronësi ruse të kompanisë së naftës NIS, por kjo ide u prit me pak entuziazëm,......

Subvencion energjisë për familjet e cënueshme - Hapen aplikimet përmes platformës eKosova
Ministria e Financave në Kosovë ka njoftuar se është hapur aplikimi në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2025 –......

Thikat zvicerane “përballen” me tarifat e Trump - Prodhuesit zhvendosin fokusin drejt Azisë dhe Amerikës Latine
Prodhuesi i thikave zvicerane Victorinox po përshtatet me tregun e ri global të formuar nga tarifat e Presidentit amerikan Donald Trump. Kompania po rishikon......

Shërbimet elektronike, me tarifa të reja - Për administratën publike, subjektet private dhe qytetarët
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit......