Europa Postuar më 7 Mars 2025, 17:51

“Shpenzimet ushtarake për Ukrainën do të shkatërronin BE-në” - Lideri hungarez Orban shpjegon vendimin për të kundërshtuar Brukselin

Nga Kristi Ceta

“Shpenzimet ushtarake për Ukrainën do të shkatërronin

Kryeministri hungarez Viktor Orban theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund ta përballojë financimin e luftës në Ukrainë, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Ai u shpreh se shpenzimet ushtarake për Kievin do ta shkatërronin Evropën.

Bashkimi Evropian nuk mund të përballojë financimin e përpjekjeve ushtarake të Ukrainës, kur ndihma financiare e SHBA-së të mos jetë më e garantuar, u shpreh kryeministri hungarez Viktor Orban. Deklarata vjen pasi udhëheqësit e 26 vendeve të BE-së nënshkruan një marrëveshje që shprehte mbështetje për Kievin, pa miratimin e Hungarisë.

Orban, një aleat i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se qeveria e tij do të nisë një "konsultim publik" të brendshëm për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian në javët e ardhshme.

Udhëheqësit evropianë mbështetën planet për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës pavarësisht ndryshimit të politikave të administratës Trump.

Por Orban, i cili ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën, tha se në vend që të zgjasë luftën, Evropa duhet të mbështesë bisedimet e paqes që ka nisur Trump.

Sipas tij, mënyra se si BE dëshiron të mbështesë Ukrainën tani, duke rritur gjithashtu shpenzimet e mbrojtjes së bllokut, do ta "shkatërronte Evropën".

"Nëse tani SHBA heq dorë nga financimi i luftës... 26 vendet e tjera anëtare nuk do të kishin shanse për ta çuar këtë luftë deri në fund. Sot duket se kam vendosur veton. Por brenda javësh ata do të ndryshojnë mendje, pasi nuk ka para mjaftueshëm për këto qëllime,” theksoi Orban.

Trump ka thënë se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj. Ai hodhi sërish dyshime mbi gatishmërinë e tij për të mbrojtur aleatët e NATO-s, duke thënë se nuk do ta bënte këtë nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat