Europa Postuar më 8 Korrik 2025, 10:02

Shpenzimet evropiane tkurren në maj - Tensionet tregtare globale “frenojnë” konsumatorët

Nga Kristi Ceta

Shpenzimet evropiane tkurren në maj - Tensionet tregtare globale

Shitjet me pakicë në eurozonë shënuan rënien më të madhe mujore në gati dy vjet. Pasiguria ekonomike që lidhet me tarifat tregtare të SHBA-së ka frenuar shpenzimet e konsumatorëve.

Shitjet me pakicë në eurozonë ranë me ritmin më të lartë mujor në gati dy vjet gjatë muajit maj, ndërsa pasiguria në rritje mbi tarifat tregtare të SHBA-së frenoi shpenzimet e konsumatorëve.

Sipas vlerësimeve të para të publikuara nga Eurostat, vëllimi i rregulluar sezonalisht i tregtisë me pakicë u ul me 0.7% në eurozonë dhe me 0.8% në të gjithë BE-në në maj, krahasuar me prillin. Vlera përputhet me parashikimet e ekonomistëve, por shënon rënien më të madhe që nga gushti 2023.

Ky ngadalësim vjen pas një rimëkëmbjeje modeste në prill, kur shitjet u rritën me 0.3% në eurozonë dhe me 0.8% në Bashkimin Evropian.

Në bazë vjetore, zgjerimi i shitjeve me pakicë në eurozonë u ngadalësua nga 2.7% në prill në vetëm 1.8% në maj, rritja më e dobët që nga korriku 2024.

Në eurozonë, të gjithë sektorët kryesorë të shitjes me pakicë përjetuan tkurrje. Shitjet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit ranë me 0.7%, ndërsa produktet joushqimore, duke përjashtuar karburantin e automobilave, u ulën me 0.6%. Shitjet e karburantit për automjete pësuan rënie më të madhe, me 1.3% në pikat e specializuara.

Në Bashkimin Evropian, rëniet u shpërndanë në mënyrë të ngjashme, me shitjet e ushqimit dhe pijeve që ranë me 0.8%, produktet joushqimore ranë me 0.7% dhe karburantin për automjete që u ul me 1.2%.

Midis shteteve anëtare të BE-së, tkurrjet më të forta mujore u vunë re në Suedi (-4.6%), Belgjikë (-2.5%) dhe Estoni (-2.2%). Ndërkohë, Portugalia (+2.1%), Bullgaria (+2.0%) dhe Qiproja (+1.0%) shënuan rritjet më të mëdha.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat