Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe për gratë – Cila është arsyeja e masës së pazakontë daneze?
Danimarka ka vendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak edhe për gratë duke nisur nga viti 2026 e në vazhdim. Arsyeja e kësaj mase është rritja e aftësisë mbrojtëse të vendit.
Danimarka do të shtojë numrin e rekrutëve për Ushtrinë Daneze dhe për Agjencinë Daneze të Mbrojtjes Civile, nga rreth 4,700 vetë tani, ky numër duhet të shkojë në 7,500 vetë. Prandaj ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se duke nisur nga vitit 2026 gratë duhet të kryejnë shërbimin e detyruar ushtarak në të njëjtat kushte si burrat.
Ai tha se nëse për shërbimin e detyruar ushtarak nuk paraqiten një numër i mjaftueshëm vullnetarësh, gratë mund të rekrutohen edhe me detyrim.
Sipas këtij vendimi femrat që mbushin 18 vjeç pas 1 korrikut të këtij viti mund të rekrutohen për shërbim ushtarak gjatë vitit 2026. "Barazia është e mirë dhe rrit mundësinë e ndërtimit të fuqisë luftarake në mbrojtjen daneze," i tha ministri për të përditshmen daneze Jyllands-Posten.
Në Danimarkë shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet deri tani vetëm për burrat e moshës 18 vjeç e lart. Për gratë deri sot shërbimi ushtarak nuk është i detyrueshëm, por ato mund të regjistroheshin vullnetarisht për të marrë pjesë në këtë shërbim. Gratë përbëjnë 25 për qind të rekrutëve të ushtrisë daneze.
Edhe pas ndryshimeve do të vazhdojë të zbatohet parimi që për shërbimin e detyruar ushtarak nuk do të rekrutohen detyrimisht të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart.
Dhe meqenëse se ka mjaft vullnetarë, jo të gjithë të rinjtë dhe të rejat do të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.
Vitin e kaluar u vendos që duke filluar nga gushti 2026 shërbimi i detyruar ushtarak në Danimarkë të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj. "Një shërbim ushtarak më i fuqishëm, i cili gjithashtu merr parasysh barazinë gjinore, do të na ndihmojë të kapërcejmë sfidat në politikën e sigurisë," u shpreh asokohe ministri i Mbrojtjes Poulsen.
Me këtë vendim Danimarka bëhet vendi i dytë i BE-së ku ekziston rekrutimi i grave për shërbimin e detyruar ushtarak. Një ligj i tillë është në fuqi në Suedi që nga viti 2017. Në Norvegji, e cila është anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, gratë duhet të kryejnë gjithashtu shërbim ushtarak.
Sondazh

BE-SHBA, në bisedime për shmangien e tarifave - Komisioneri i BE-së për Tregtinë takohet me përfaqësuesit e Trump
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregtinë u takua me zyrtarët e administratës Trump për të diskutuar shmangien e një luftë tarifore. BE thekson nevojën......

Dhurimi dhe trashëgimia e pronave, sa paguan shqiptarët? - Kategoritë që përjashtohen nga tatimi dhe rastet kur norma është 15 %
Disa kategori qytetarësh kanë si detyrim që në rastin e trashëgimisë apo dhurimit të pronave nga një familjar tek tjetri, të paguajnë tatim në arkën e......

Investimet e huaja, Turqia konfirmohet e para/ Rreth 1.6 mld euro IHD në një vit. Vihen re ndryshime në gjeografinë e vendeve
Investimet e huaja direkte gjatë vitit të kaluar në vendin tonë prekën shifrën e 1.58 mld eurove, duke regjistruar vlerën më të lartë në terma vjetorë.......

Studimi: Ndotja e ajrit dëmton shëndetin e trurit tek të moshuarit - Skanimet treguan dëmtime në zonat përgjegjëse për vëmendjen e kujtesën
Një studim i ri i zhvilluar në Tajvan zbuloi se ndotja e ajrit mund të dëmtojë shëndetin e trurit tek të moshuarit. Studimi i publikuar nga Universiteti......

Shqipëria, burim të ardhurash për të huajt - Rritja e fuqisë punëtore dyfishuan të ardhurat në 5 vite
Eksperimenti i huazimit të fuqisë punëtore nga vendet e treta, i lidhur me shpërndarjen e dividentëve për individë që kanë investuar në Shqipëri, ka bërë që......

Ndryshon harta, cilat janë bashkitë më “borxhlije? - Stoku i detyrimeve ndaj bizneseve dhe qytetarëve arrin në 33 milionë euro
Pushteti vendor rezulton me një stok detyrimesh ndaj bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e 3.3 miliardë lekëve apo 33 milionë eurove në fund të Dhjetorit......

Rritja e çmimit të energjisë, Prishtina përgatitet për protesta - ZRRE: Nga data 1 prill energjia elektrike 15 për qind më shtrenjtë
Të shtunën më 5 prill, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Aktivistë dhe qytetarë kanë lajmëruar se do të......

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë e Kosovën, e hapur për partnerët - “Duan të kontribuojnë në sigurinë e rajonit të Evropës Juglindore”
Nisma e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, “është e hapur edhe për aleatë e partnerë të Bashkimit Evropian......