Serbia e Kroacia më të rëndësishme se Rusia për tregun gjerman - Tregtia gjermane me Rusinë në rënie, me vendet ballkanike po rritet.
Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka qenë në rënie të vazhdueshme. Me rënien e tregut rus, vendet e Evropës Lindore janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme për ekonominë gjermane. Pas SHBA-së, Kinës, Holandës dhe Francës - Polonia është bërë partneri i pestë më i rëndësishëm me një shkëmbim total prej mbi 90 miliardë eurosh. Midis vendeve të Evropës Lindore, Rusia tani është vetëm në vendin e 12-të, e tejkaluar nga Serbia në vendin e 9-të dhe Kroacia në vendin e 11-të, njoftoi "Komisioni për Lindjen" i ekonomisë gjermane.
Tregtia me Serbinë arrin në pothuajse 890 milionë euro - një rritje gati 17% krahasuar me qershorin e kaluar. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njofton investime të mëdha në ekonomi, por duke pasur parasysh protestat, partnerët gjermanë nuk janë të sigurt se si ta vlerësojnë stabilitetin politik të vendit.
Qëllimi i Serbisë për t'u bashkuar me Zonën Evropiane të Pagesave (SEPA) në vitin 2026, do të mundësojë transaksione pagesash më të shpejta dhe më të lira. Kështu
Serbia mbetet një treg tërheqës për Gjermaninë. Megjithëse pasiguria politike vazhdon, kompanitë gjermane ende e shohin Serbinë si një destinacion potencial. Ata kanë investuar në projekte të shumta vitet e fundit. Rreth 900 kompani me kapital gjerman punësojnë rreth 80,000 punëtorë.
Ndërkohë tregtia me Kroacinë u rrit mbi 8% deri në qershor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një rrezik serioz ekonomik për ekonominë kroate, e cila bazohet fort në konsum, mbetet inflacioni, i cili mbetet i lartë. Gjithsesi
Kroacia edhe pse ka një deficit të madh tregtar me Gjermaninë - ajo eksportoi mallra dhe shërbime me vlerë 220 milionë euro dhe importoi pothuajse 485 milionë. Një pjesë e madhe e rritjes së eksportit është për shkak të industrisë farmaceutike kroate.

Një takim, dy perspektiva të ndryshme - Sot në mbrëmje Trump takohet me Putin në Alaskë
Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për takimin shumë të pritur midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë, Moska dhe Uashingtoni po dërgojnë mesazhe......

BE, rekord kërkesash për të luftuar zjarret - Arrijnë të njëjtin nivel me totalin e verës së 2024
Kërkesat për solidaritet nga Bashkimi Evropian për të luftuar zjarret në pyje kanë arritur këtë javë në të njëjtin nivel me totalin e gjithë sezonit të......

Nuk arrihet konsensusi për traktatin kundër plastikës/ Bisedimet në Gjenevë mbyllen pa sukses. SHBA udhëheq palën kundërshtuese
Asnjë konsensus nuk u arrit gjatë bisedimeve në Gjenevë për traktatin e parë në botë, ligjërisht të detyrueshëm, për të luftuar ndotjen nga plastika, sipas......

Pasuria personale globale/ Cilat vende zotërojnë pjesën më të madhe në Evropë?
Sipas raportit të fundit të UBS (Union Bank of Switzerland) për pasurinë globale në vitin 2025, Shtetet e Bashkuara dhe Kina zotërojnë së bashku më shumë se......

Qytetet më të sigurta në Evropë/ “Perla e Adriatikut” kryeson listën. Dominon Evropa Lindore
Faktorë të ndryshëm si aktivitetet, moti dhe buxheti janë zakonisht vendimtarë për zgjedhjen e pushimeve, por siguria është gjithashtu një aspekt thelbësor......

“Do kompensojmë çdo dëm nga zjarret” - Rama: Qeveria po inventarizon dëmet, mbështesim rindërtimin e banesave
Kryeministri Edi Rama, përmes një video-postimi në rrjetet sociale, njoftoi se të gjitha familjet që kanë pësuar dëmtime nga zjarret që kanë përfshirë vendin......

Pushimet e verës po nxisin leximin - Importi i librave rritet me 25%. Turistët blejnë në librari, shqiptarët online
“Periudha e vitit dhe periudha e verës janë ndër më të ngarkuarat për ne si librari. Njerëzit blejnë libra sepse i duan patjetër me vete në çadrat e......

“Konsumi familjar dhe investimet rritën ekonominë” - Themeli: Zhvillime pozitive, por rreziqet nga mjedisi i jashtëm mbeten të mëdha
Në tremujorin e dytë, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet, por me një ritëm më të ngadaltë se vitin e kaluar dhe se parashikimet e Bankës së Shqipërisë.......