Europa Postuar më 20 Mars 2025, 19:09

Samiti i Sigurisë, Zelensky kërkon nga BE 5 mld euro armatime.-Është anti-evropiane që vendimet e mëdha të bllokohen nga një person

Nga SCAN TV

Samiti i Sigurisë, Zelensky kërkon nga BE 5 mld euro

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli nëpërmjet një video komunikimi me liderët e BE-së të mbledhur në samitin e Sigurisë. Zelensky tha se Vladimir Putin duhet të ndalojë kërkesat e panevojshme ndërsa paralajmëroi  se asgjë nuk ka ndryshuar pasi Rusia sulmoi infrastrukturën energjetike, pavarësisht se Putin u zotua të ndalojë sulme të tilla dje. Ai gjithashtu tha se centralet bërthamore të vendit i përkasin popullit të Ukrainës, pas një sugjerimi nga presidenti amerikan Donald Trump që Uashingtoni të blejë termocentralin Zaporzhizhia.

Zelensky bëri thirrje për të paktën 5 miliardë euro nga Evropa për predha artilerie sa më shpejt të jetë e mundur dhe tha se mbështetja në rritje për Ukrainën është vendimtare. “BE -ja duhet të përfshihet në bisedimet e paqes , tha ai, duke kërkuar unitetin midis vendeve anëtare Është thjesht anti-evropiane kur vendimet që janë të rëndësishme për të gjithë kontinentin ose që tashmë janë rënë dakord” bllokohen nga një person , shtoi Zelenski. Ndërsa nuk bëri asnjë referencë të drejtpërdrejtë për Orbanin, Zelensky tha se ishte e gabuar që “përpjekjet evropiane që duhet të sjellin më shumë siguri dhe paqe po pengohen vazhdimisht”.

Ai i kërkoi Evropës të mos lehtësojë presionin ndaj Rusisë lidhur me luftën  dhe se sanksionet duhet të vazhdojnë. Ai tha gjithashtu se kishte një bisedë produktive me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe bëri thirrje për mbështetjen e BE-së për një armëpushim të plotë të pakushtëzuar në tokë.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat