Sa kushton strehimi për grekët? Pothuajse gjysma e rrogës për të jetuar në një shtëpi
Strehimi u bë më pak i përballueshëm për grekët midis viteve 2018-2021, pasi pothuajse 1/3 e familjeve shpenzuan më shumë se 40% të të ardhurave të tyre për të mbuluar këtë nevojë themelore. Ky është përfundimi i një studimi të botuar në numrin e fundit të Buletinit Ekonomik të Bankës së Greqisë.
Referuar të dhënat më të fundit të disponueshme të Eurostat për vitin 2023, Greqia është në pozicionin më të vështirë midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për sa i përket çmimit të përballueshëm të strehimit.
Për shembull, në Greqi, pothuajse 1/3 e familjeve në zonat urbane shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave të tyre të disponueshme për të mbuluar kostot e strehimit, duke përfshirë faturat e shërbimeve, qiranë, pagesat e kredive dhe tarifat fiskale.
Në një kontekst të rritjes së çmimeve të pronave dhe kostove të energjisë, si dhe kostove të larta të huamarrjes, strehimi po rritet gradualisht, duke e bërë edhe më pak të përballueshëm për familjet vendase. Në të njëjtën kohë, shpenzimet publike për strehim, si përqindje e PBB-së, janë ndër më të ulëtat midis shteteve anëtare të BE.
Nga njëra anë, familjet greke po detyrohen të përshtasin modelet e tyre të konsumit, duke pasur parasysh se kërkesa për strehim është përgjithësisht joelastike. Nga ana tjetër, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të grumbullohet pasuri përmes kursimeve, gjë që ka efekte të drejtpërdrejta në investimet në ekonominë reale, si dhe në sistemin financiar.
Përqindja e familjeve që shpenzojnë 40%, ose më shumë të të ardhurave të tyre të disponueshme për të mbuluar kostot e strehimit dhe për këtë arsye nuk kanë qasje në strehim të përballueshëm, sipas studimit, është më e lartë në zonat urbane krahasuar me zonat gjysmëurbane dhe rurale.
Një ndryshim kryesor është struktura e familjeve sipas statusit të zotërimit (pronësi ose qira), pasi ka më shumë qiramarrës në zonat urbane sesa në zonat gjysmëurbane ose rurale.
Në nivel rajonal, por edhe për dy qendrat më të mëdha urbane, shkalla e mbingarkesës së kostos së strehimit shfaq luhatje më të mëdha sesa shkalla mesatare e shpenzimeve, duke sugjeruar që qasja më e vështirë në strehim të përballueshëm mund të ndikojë gjithashtu në pabarazinë e të ardhurave.
Konkretisht, në rajone të tilla si Egjeu Jugor, Epiri, Atika, Selaniku dhe Maqedonia Qendrore, vërehen përqindjet më të larta të familjeve pa qasje në strehim të përballueshëm

Kartëmonedhat euro, me “fytyrë” të re/ BQE do t’i hedhë në treg nga viti i ardhshëm
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka nisur zyrtarisht procesin e ripërtëritjes së estetikës së kartëmonedhave euro. Nga 15 korriku deri më 18 gusht 2025, BQE-ja......

Metalet e rrallë, Kina furnizon SHBA/ Eksportet e firmave amerikane u rritën 660% në qershor
Eksportet kineze të metaleve të rrallë të tokës në Shtetet e Bashkuara në qershor u rritën më shumë se shtatë herë nga muaji i kaluar, ndërsa firmat......

3-fishim tarifës së hyrjes në BE? Propozimi i Komisionit: Nga 7 në 20 euro për qëndrime afatshkurtra
Komisioni Evropian ka propozuar rritjen e tarifës për udhëtarët e përjashtuar nga viza që mbërrijnë në bllok për qëndrime afatshkurtra nga 7 euro në 20 euro,......

Lirimi i hapësirave/ “Pse tani e jo më parë?”- Kryeministri Rama nesër drejtpërdrejt në “Sy m’sy”
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të zhvillojë një komunikim të drejtpërdrejtë, në orën 8:30 të mëngjesit të së hënës, për t’u dhënë përgjigje të gjitha......

Cili qark ka më shumë mjete bujqësore? Fier dhe Korça kryesojnë, Dibra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët
Për vitin 2024, Shqipëria shënon rritje të dukshme në përdorimin e mjeteve mekanike për bujqësinë, me një total prej 34 mijë njësish, përfshirë traktorë,......

Pensionet dhe rrugët, më shumë fonde nga Buxheti afatmesëm - Transporti, 3522 km rrugë të mirëmbajtura deri në 2028
Ekonomia shqiptare projektohet të ketë një ecuri pozitive në vitet që vijnë e cila parashikohet të jetë 4% gjatë tre viteve të ardhshme, sipas buxhetit......

Kriptovalutat gati të “pushtojnë” SHBA-të/ Trump nënshkruan ligjin për stablecoins
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi të premten një ligj që krijon një regjim rregullator për kriptovalutat e lidhura me dollarin, të......

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global - Trump kërcënon me tarifa prej 30% për eksportet e BE-së
Prodhuesit e shampanjës në Francën verilindore duhet të gjejnë tregje të reja, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi me tarifa prej 30% për......